Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në Tiranë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Osmani u përshëndet fillimisht me Zelenskyn, me të cilin shkëmbyen disa fjalë në tapetin e kuq. Më pas, Rama e përqafoi presidenten e Kosovës, raporton Gazeta Express.
Shefja e shtetit të Kosovës po merr pjesë në Samitin për Ukrainën, që nis në orën 11:30. Aty do të marrin pjesë disa liderë të Europës juglindore.
Me këtë rast, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky erdhi për herë të parë në Tiranë.