12.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Na lanë kopilin te dera”, Haradinaj replikon për demarkacionin me Gazmend Muhaxherin

- Advertisement -

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, për çështjen e demarkacionit.

- Advertisement -

Haradinaj tha se Muhaxheri duhet ta kuptojë se atij ia kanë lënë “kopilin te dera”.

“Paska folur Gazmend Muhaxheri edhe një herë për demarkacionin duke ma ngarkuar në qafë veç mua. Ani se populli thotë “gjuha prej tuli është”, zoti Muhaxheri duhet ta dijë se kur ta lënë “kopilin te dera”, duhet të merresh me të, e ai e di më mirë se kushdo tjetër se kush na e la kopilin e demarkacionit te dera”.

- Advertisement -

Ish-kryeministri Haradinaj tha se ai dhe partia e tij kanë bërë sa kanë mundur në këtë çështje edhe pse ishin “të vetëm”.

“Unë dhe partia ime, duke qenë krejtësisht vetëm në këtë temë, kemi bërë aq sa ka qenë e mundur, duke e rikthyer demarkacionin në procedurë korrigjimi, kjo duke e siguruar edhe pajtimin e Malit të Zi. Mirë do të ishte të flasë për ata që e kanë gatuar edhe asociacionin edhe demarkacionin, e jo ta drejtojë gishtin nga ata që janë mundu ta ndreqin edhe të pandreqshmen!”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -