14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Mësuesat tanë po i mësojnë nxënësit ta duan Vali Corleonen e Papi Chulon

- Advertisement -

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Padyshim që Vali Corleone e Papi Chulo janë aksidente sociale që lindin në një shoqëri sociopate. Ata janë devijantë të civilizimit dhe kulturës njerëzore. E ulin në nivelin minimal. Është normale të ketë persona të tillë në një shoqëri.

Por, nuk është normale me i pasë idolë. Një shoqëri e tillë që i ka ata idolë, ska të ardhme.

- Advertisement -

Një nga shkollat më të vlerësuara në Kosovë për nivelin e arsimimit fillor dhe të mesëm të ulët është shkolla Dardania e Prishtinës. Aty, Papi Chulo kaloi një ditë me BMË-në e tij të gjelbër. Nxënësit i ofruan adhurim të jashtëzakonshëm. Nuk e linin të kalonte të shkretin nga dashuria e madhe ta kenë në mesin e tyre.

Dmth një personalitet i devijuar që tan ditën i shashtrisë mijëra banorë të lagjes Mati 1 duke iu shkaktuar ndotje të jashtëzakonshme akustike përmes muzikës në kup të qiellit është bë më i adhuruari i nxënësve. I nxënësve më të mirë të Prishtinës, e mbase edhe Kosovës. Adhurimi ndaj tij shprehet para shkollës.

Pas nuk qëndron as Vali Corleone. Ai është personalitet tjetër devijant nga normat shoqërore që ashurohet e idolizohet me të madhe në Kosovë.

- Advertisement -

Të dy njihen si apasionantë të veturave. Nëse midis shkolle, mësuesit nuk kanë arritur që nxënësve tua ngulisin në kokë që njerëzit me sjellje të përcudme dhe që nuk e reprezentojnë asnjë talentë, asnjë vlerë, të mos i adhurojnë, por ti përcmojnë dhe të ikin nga ta, atëherë i ke mësuar ti donë.

Pra, fajtori kryesor në këtë rast, kur ngjarja ndodhë në shkollë, janë mësuesit. Ata, përmes ndërtimit të një sistemi arsimor, por që ua mëson vetëm ABC-në, ndërsa mënyrën e mendimit tjetërkush, janë duke e shkatërruar komplet këtë shoqëri. Një shoqëri që i do vetëm kerret e shtrenjta, sjelljet e përcudme dhe antivlerat nuk ka të ardhme. E vetmja prespektivë e saj është të emigrojë në Gjermani.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -