16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lajcak përfundon takimin me Kurtin, befason me deklaratën ndaj kryeministrit

- Advertisement -

Emisari sllovak, Miroslav Lajcak ka folur për mediat pas takimit që ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Lajcak ka thënë se palët duhet të pajtohen edhe për Aneksin e Implementimit përndryshe marrëveshje s’do të mund të jetë obligative.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ka pasur një bisedë konstruktive dhe shumë të rëndësishme me kryeministrin Kurti për atë se si Kosova e sheh çështjen e implementimit dhe thotë se ky takim ka përmbushur pritjet sa i përket këtij aspekti dhe se tashmë e di shumë mirë se cilat janë pritjet e Kosovës.

”Ne duhet të pajtohemi se si duhet të implementohet. Përndryshe nuk do të jetë obligative. Patëm një bisedë konstrutkive dhe shumë të rëndësishme me Kurtin. Gjithashtu takova edhe presidenten. Qëllimi kryesor i këtij takimi është se si Kosova e sheh implementimin. Ky takim përmbushi pritjet e mia në këtë kontekst”, ka thënë Lajcak.

- Advertisement -

Ai ka treguar se për të njëjtin qëllim do të jetë edhe në Beograd.

“Do të jem edhe në Beograd të hënën dhe të martën për të parë se si Serbia e sheh këtë punë”, ka shtuar Lajcak.

Ai tutje ka thënë se shpreson që në Ohër të jenë në gjendje që të arrihet pajtim për një dokument dhe një letër.

- Advertisement -

“Pastaj shpresojmë se do të jemi në gjendje të kemi një letër, një dokument për të cilin do të pajtohemi me datën 18 në Ohër.Është e pamundur që në këtë moment të them shumë. Takimet do të vazhdojnë”, ka shtuar Lajcak.

Lajcak ka thënë se pas këtij takimi i di shumë mirë pritjet e Kosovës dhe se tashmë është koha për t’u fokusuar në finalizim.

Pasi të përfundojë hapi i finalizimit, Lajcak thotë se do të pasojë formalizimi, por që fillimisht duhet përfundohet finalizimi i një dokumenti të vetëm për të cilin palët bien dakord.

“Tani i di shumë më mirë tani pritjet e Kosovës për implementimin. Duhet të fokusohemi në finalizim. Dhe hapi tjetër do të jetë formalizimi. Do të shkojmë atje, por një herë duhet të përfundojmë hapin e dytë. Ambicia sigurisht do të jetë të finalizojmë, të finalizojmë implementimin”, ka përfunduar Lajcak.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -