15.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kryeparlamentari serb tenton të flas me ironi: Kurti më i fortë se BE-ja dhe Perëndimi

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, ka thënë se nuk pret asgjë nga takimi i sotëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.

Orliq tha në TV Prva se Perëndimi dhe BE-ja duhet të insistojnë në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, por se “nuk duan, ose nuk munden”.

- Advertisement -

“Është e vështirë dhe e lodhshme kur njëra palë bën të pamundurën për të sabotuar hapur çdo temë dhe çështje që shpik ligësi të reja për serbët në Kosovë dhe i shmang detyrimet e veta. Qëllimi i takimit të sotëm është Asociacioni , presidenti Vuçiq do ta ngrejë këtë temë”, tha Orliq.

Ai ka shtuar se, “BE-ja dhe Perëndimi duhet të insistojnë në përmbushjen e obligimeve të Prishtinës, por siç ka vlerësuar, ndoshta Kurti është më i fortë se ata”.

- Advertisement -

“Është dakorduar dhe nënshkruar nëse po flasim për Asocacionin, obligimi i Prishtinës për ta formuar është nënshkruar para 10 vitesh. Kurti dhe Vjosa Osmani flasin budallallëqe. Gjithçka tashmë është vendosur dhe nënshkruar, gjithçka që ata flasin është mashtrim”, tha Orliq.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet që janë organizuar në komunat me shumicë serbe janë turp dhe se Kurti e ka vështirësuar dhe të pakuptimtë dialogun me atë lëvizje.

“Ndërmjetësuesit nga BE-ja nuk kanë mundur ta sigurojnë Asociacionin për 10 vjet. Nuk ka pasur asnjë reagim nga BE-ja dhe Perëndimi për sulmet ndaj serbëve nga Kosova. Ne duhet të luftojmë për interesat e popullit tonë dhe të vendit, sepse ata nuk do të kenë kujdes e as mirëkuptim”, tha Orliq.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -