16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Islami jep parashikimin interesant: Ballkani do të ndahet në tri zona, Kosova pa 4 komuna i bashkohet Shqipërisë

- Advertisement -

Analisti politik, Dardan Islami, ka thënë se Ballkani Perëndimor do të ndahet në tri zona.

Sipas parashikimit të tij, Kosova pa katër komuna, do t’i bashkohet Shqipërisë, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

Islami në një postim në Facebook, ka theksuar se ky është version paqësor euro-atlantik për rajonin, derisa ka shtuar se kushdon që nuk pajtohet, version ka edhe luftën.

Postimi i plotë i Islamit:

- Advertisement -

Ballkani Perëndimor do të ndahet në tri zona, Zagreb, Beograd dhe Tiranë.

Bosnja zhbëhet dhe i bashkohet Kroacisë, Republika serbe Serbisë, Kosova pa katër Komuna i bashkohet Shqipërisë, Podgorica shkrihet në zonën e interesit serb, Shkupi shkrihet mes interesave Bullgaro-Shqiptar.

Ky është versioni paqësor Euro-Atlantik për rajonin, duke na integruar komplet në BE dhe NATO. Nëse kjo dikujt nuk i pëlqen dhe nuk pajtohet, atëherë mbetet versioni luftarak, i cili sipas të gjitha gjasave do të përfundojë sikur modeli i versionit të parë, por vetëm pas një konflikti të përgjakshëm, që pastaj do të pasohet nga një marrëveshje e paqes.

- Advertisement -

#mosutut

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -