16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Interesante, ish-deputeti i PDK-së pjesëmarrës në Ohër

- Advertisement -

Djali i veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, ish- deputeti i PDK-së dhe njëherësh kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti sot është i pranishëm në Ohër si pjesë e delegacionit të Kosovës.

- Advertisement -

Pjesë e këtij delegacioni me në krye kryeministrin e vendit, Albin Kurti janë po ashtu edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi si dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ndryshe, në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Atje i pranishëm është Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, si dhe i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -