14 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Haxhiu: Po më vjen marre për Albin Kurtin, po skuqem

- Advertisement -

Duke komentuar konferencën e të hënës të kryeministrit Albin Kurti, gazetari Baton Haxhiu thotë se ‘i vjen të skuqet nga ai’, që vjen si pasojë e mossuksesit të tij tha Haxhiu.

- Advertisement -

“Po më vjen marre për të. Po më vjen marre për koherencën e tij, për mënyrën qysh sillet, qysh ka deklaru dhe cka thotë sot, po skuqem. Kurrë Kosova nuk ka pasë një kryeministër kaq konfliktuoz”, ka thënë Haxhiu te Çim Peka, përcjell Periskopi.

‘Sot flasim për një situatë tepër të randë. Politikanët kur janë të pasuksesshëm orientohen kah individi sepse nuk kanë guxim me kritiku Francën ose Gjermaninë’, tha Haxhiu.

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës.

Gjatë një konference për media, Kurti tha se në rundin e fundit të dialogut, ai “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi, kundër Marrëveshjes [drejt normalizimit të raporteve] në veçanti”, duke iu referuar të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Kurti tha se dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

- Advertisement -

“Ditëve në vijim me siguri që unë do të kem takime me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe të cilët dëshirojnë të na ndihmojnë, e të na përkrahin sa i përket shtetndërtimit demokratik, zhvillimit socio-ekonomik, por edhe sa i përket njohjeve ndërkombëtare, e në veçanti normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e që tash e kemi zgjidhjen: është Marrëveshja Bazike e njohjes së ndërsjellë de-facto”, tha Kurti.

Rundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -