15.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Greqia mund ta njohë Kosovën”/ Mediat: Dramë në Serbi, aleatët e Vuçiqit po ndryshojnë, ja çfarë pritet të ndodhë

- Advertisement -

Dramë në Serbi, aleatët e Vuçiqit po përgatiten të njohin pavarësinë e Kosovës, është ky një nga artikujt në disa nga mediat fqinje

- Advertisement -

Pas votimit në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës, ku Greqia abstenoi, mediat serbe, sipas gazetës boshnjake, janë mbushur me lajmin se Athina mund të ndryshojë qëndrim ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këtë, sipas shkrimit, e bëri të ditur në mënyrë indirekte ish-shefi i diplomacisë së shtetit helen, i cili thotë se qeveria greke mori papritur një qëndrim të prerë në lidhje me Kosovën.

- Advertisement -

Sipas tij, Greqia, pa shpjegime, ka votuar ndryshe në Këshillin e Evropës nga vendet e tjera që janë kundër pavarësisë së Kosovës.

Në Këshillin e Evropës, ku u diskutua aplikimi i Kosovës për anëtarësim, votuan kundër Hungaria, Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani e Serbia, ndërsa Greqia, Sllovakia, Ukraina e Bosnja abstenuan.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -