14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Franca i shet Serbisë avionë, Gjermania i bën këtë dhuratë ushtrisë tonë

- Advertisement -

Republika Federale e Gjermanisë do t’i dhurojë automjete për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve do të mbahet nesër.

“Në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, të enjten, më 11 prill, duke filluar nga ora 10:30, do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në paralajmërimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

- Advertisement -

Ky njoftim ndodhi një ditë pasi Vuçiq bëri të ditur që Serbia do të blejë avionë nga Franca.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -