17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

“Femra është e krijume për tri sene; bukë, k*r dhe plumb” – vazhdon shpërfaqja e mendësisë kriminale nëpër komente për vrasjen e grave

- Advertisement -

Kosova është tronditur nga dy vrasje të rënda brenda 5 ditëve në vend. Dy gra u privuan nga jeta nga bashkëshortët e tyre. Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti, Valon Aliu në Ferizaj dhe Gjyljeta Ukella u vra nga bashkëshorti, Edmond Lajqi. Ndërkohë që të dy viktimat u mbuluan nga dheu, dy të dyshuarit janë dërguar në masën e paraburgimit prej 1 muaji. Për këto dy raste të rënda, nëpër rrjetet sociale u shpërfaqën komente të shumta. Denigrues, linçuese e edhe të gërditshme ndaj figurës së gruas.

- Advertisement -

Përmes këtyre komenteve bëhet thirrje për vrasje për gratë që nuk i shkojnë për ‘shtati’ burrave. Andaj, kemi përzgjedhur disa prej komenteve për t’i bërë publik. Meqë, këta komentues mund të jenë vrasës potencial, po arsyetojnë dhunën e vrasjen.

Disa prej tyre komentojnë me emra dhe mbiemra, ndërkohë shumica komentojnë me profile false.

- Advertisement -

Theksojmë këtu shumica dërmues e këtyre komentueseve përveç mesazhit të rëndë që japin, ata as nuk dinë të shkruajnë, pa gabime drejtshkrimore.

Një komentues me emrin Hasan Zogu ka arsyetuar aktin e rëndë duke thënë “Kërkosh nuk e vranë dikë pa fajin e madh! Grat janë que peshë shum po na nënqmojn kti burri i dëshiroj lirim të shpejt dhe shumë RESPEKT!.

- Advertisement -

Sot, kur presidentja vendosi për ditë zie në kujtim të grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore. Disa komentues nuk po pajtohen me të.

Sulejman Bojadzi shkruan “Nuk duet të ket dit zie duet mu kon te knaqem per vrasjen e asai qka shkatron familje”

Edhe Nuha Mustafa ka komentuar “Kush e ka shpall dit zie kurr mos paft dit bardha pa e zbulue se per qfar arsye u vra ajo grua e disa tjera që jen vra. Po lidh kuror me bashkshortin e po kryen marrdhanje me kë ajo do po prs eke lidh kuror me at burr…”

Një tjetër me profil fejk me emrin 06-Kusha, shkruan “krejt qeto gra qe flasin ne protesta jaukan nzi jeten burrav sdi qysh po kan ftyr me dal me fol”.

Ky profil tutje shkruan “ju grat (dreqnit) e kosoves jeni kurvat mat madhajat ne bot juve vetem plumbi ju del hakesh”.

Një koment tjetër tejet tronditës, është ai i Kastriot Mavriqit i cili poshtë lajmit të Insajderit shkruan “Edhe unë jam pro vrasjes grus. Kur martohem kam me vra. Femra eshte e krijume per tre gjana; Buk, K*r, Plum!

Blero ndërkohë shkruan në videon e Insajderit të publikuar në Tik Tok “secila kurv perfundon plumb”.

Kjo mendësi kriminale është vështirë të largohet, por me shpresë që do të zbehet kemi vendosur t’i ballafaqojmë këta persona që komentojnë, pa fije dinjiteti.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -