19.2 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

“Edhe dy muaj jetë i ki”, kërcënohet deputetja e PDK-së nga Drenica

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar disa kërcënime serioze që i ka marrë përmes rrjeteve sociale.

Ajo tha se është kërcënuar pasi Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, ka keqinterpretuar qëllimshem pyetjen e saj se se a mendon se Kosova mori njohjen ndërkombëtare vetëm pse e kishte të drejtën e shpalljes së pavarësisë.

- Advertisement -

“Kjo deklaratë u keqinterpretua qëllimshëm nga znj. Schwarz dhe nga një figurë publike, zhurmues i VV-së kuptohet, për të manipuluar dhe për të mbajtur ndezur flakën militantiste të patriotave fallco dhe të pseudointelektualëve të këtij vendi”, ka shkruar Musliu – Shoshi.

Deputetja në fund iu drejtua kërcënuesve se PDK bëri historinë, ju vazhdoni bëni filma.

- Advertisement -

Ne ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë këtu në shërbim të Atdheut, edhe atëherë kur ju dhe idollët tuaj refuzonit ta njihnit shtetësinë dhe simbolet e Kosovës.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -