8.1 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

E dhimbshme, ky është mërgimtari që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt, dëshnitarët: Gjendia iu përkeqësua pasi piu një pije energjike

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në Ferizaj, ku një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të

- Advertisement -

Përgjithshëm dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes. Policia tashmë ka nisur hetimet dhe rasti është cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 44-vjeçari që humbi jetën është Jahir Isufi, mërgimtar, i cili që shumë vite ka jetuar me familjen e tij në Gjermani.

- Advertisement -

close

volume_off

Sipas informacioneve të para, viktima u dërgua në spital nga familjarët e tij dhe fatkeqësisht aty vetëm është konstatuar vdekja e tij, pasi ishte pa shenja jete.

- Advertisement -

Lidhur me rastin, Policia ka marrë deklaratat e disa dëshmitarëve, që kanë rrëfyer para Policisë se gjendja shëndetësore e Jahirit ishte përkeqësuar pasi kishte konsumuar një pije energjike.

Lidhur me këto informacione tashmë është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të hetohet rasti dhe të konfirmohen ose jo pretendimet e tilla pasi të sigurohen provat e nevojshme.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -