15.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Diplomati gjerman zbulon se kur do ta njohin Kosovën 5 shtetet anëtare të BE-së

- Advertisement -

Diplomati gjerman, Joakim Ryker, tha se në momentin që marrëdhëniet Kosovë-Serbi do të normalizohen, atëherë do të bëhet dhe njohja e plotë e Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

“Unë personalisht mendoj se sapo arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse e normalizimit, në rrugën ku Brukseli dhe Ohri hodhën hapa të rëndësishëm, sapo arrihet marrëveshja mendoj se problemi i 5 shteteve që nuk e njohin, do të shuhet. Këtë bindje kam unë”, u shpreh Ryker për “Balkan Talks” në Euronews Albania.

- Advertisement -

Sipas tij është detyra e qeverisë serbe të përmbysë opinionin se nuk e mbështesin njohjen e Kosovës edhe nëse do tu krijohej mundësia për një hyrje të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Diplomati shtoi se një opinion i tillë nuk është në interes të Serbisë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -