16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Biznesmenë e fajdexhinj – Si detyroheshin viktimat të paguanin vlera marramendëse për paratë që i morën

- Advertisement -

Ferizaj-Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit për 14 të dyshuarit e arrestuar për fajde.

I vetmi që nuk është dërguar në paraburgim për shkak të arsyeve shëndetësore është pronari i Auto sallonit “Alberti”, Skender Bajrami, të cilit gjykata ia ka caktuar masën e ndalimit të ofrimit vendit ose personit të caktuar.

- Advertisement -

Të dyshuarit që janë dërguar në paraburgim nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “Fajdës” si dhe “Shmange nga tatimi” janë Besnik Salihu, Fadil Salihu, Egzon Salihu, Ardi Saraqi, Shefik Rexhepi, Lindrit Haradinaj, Ramiz Ademi, Mujë Ademi, Kadri Gerbeshi, Ajvaz Muzaqi, Bashkim Osmani, Bahri Abazi, Nexhmi Abazi dhe Shukri Haxhiu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” nga burimet brenda Gjykatës Themelore të Ferizajt ka siguruar dosjen ku flitet për miliona euro të përfituara përmes fajdes dhe shmangja nga tatimi nga të dyshuarit e lartcekur.

- Advertisement -

Dy biznesmenët e njohur të dyshuar për fajde

Në mesin e të pandehurve në këtë rast janë Shefik Rexhepi, pronar i ndërmarrjes tregtare “Euro-Ab”, si dhe Bashkim Osmani, pronar i ndërmarrjes prodhuese “Dona Liberion”, të cilët po dyshohen për veprën penale të fajdes.

Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2021, të pandehurit Shefik Rexhepi, si pronar i ndërmarrjes tregtare “Euro-Ab”, si dhe Bashkim Osmani, si pronar i ndërmarrjes prodhuese “Dona Liberion”, në bashkëkryerje me të pandehurin Gëzim Sinani, kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit A.H.

- Advertisement -

Në kërkesë thuhet se i dëmtuari A.H, duhej të paguante një obligim financiar për një objekt ndërtimor, mirëpo për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, si dhe pamundësisë që të marrë kredi në bankat komerciale, është detyruar të kërkoj para nga Gëzim Sinani.

Në kërkesë thuhet se ky i fundit, paratë i kishte siguruar nga të pandehurit, ku nga i pandehuri Shefik shumën prej 400 e 30 mijë euro, kurse nga i pandehuri Bashkim shumën prej 500 e 50 mijë euro, të cilat ia ka dhënë të dëmtuarit, duke kontraktuar një shumë të parave prej 98 mijë euro, të cilën duhet ta paguante në çdo muaj si fajde.

Kështu, i dëmtuari për njëmbëdhjetë muaj kishte pësuar dëm në shumën prej 1 milion e 100 mijë euro në emër të fajdes, mirëpo pagesat e kësteve tjera mujore ishin ndërprerë për shkak të arrestimit të të pandehurve Gëzim dhe Salih Sinani, kurse borxhi kryesor ka mbetur në shumë prej 900 e 20 mijë euro.

Me këtë do të kenë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Tutje, në kërkesën për caktimin e paraburgimit, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i vitit 2020, i pandehuri Shefik si pronar i ndërmarrjes tregtare “Euro ab”, në bashkëkryerje me të pandehurin Gëzim Sinani, kanë kontraktuar shuma joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit Xhevdet Shala.

Sipas kërkesës, i dëmtuari Xhevdet Shala për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, si dhe pamundësisë që të marrë kredi në bankat komerciale, është detyruar të kërkojë para nga Gëzim Sinani, i cili paratë i kishte siguruar nga i pandehuri Shefik Rexhepi.Paratë i kishte siguruar në atë mënyrë që ka kontraktuar armaturë në vlerë rreth 500 mijë euro, me fajde nga 2 mijë euro për kamion dhe 10 centë më shtrenjtë për kilogram të armaturës, të cilën e kanë shitur tek personat e tretë, kurse paratë i ka marrë i dëmtuari Xhevdet Shala për t’i paguar fajdet, ndaj personave të tretë, kështu që borxhi i tij ka arritur mbi 1 milion euro.

Tutje, në kërkesë thuhet se i dëmtuari Xhevdet Shala për t’i paguar borxhin dhe fajdet të pandehurit Shefik Rexhepi, është detyruar të marrë kredi në bankë, të cilat para pastaj janë transferuar në llogarinë e ndërmarrjes për prodhimin e betonit “Ima sh.p.k”, e cila është pronë faktike e të pandehurit Gëzim Sinani.

Në këtë mënyrë i dëmtuari Xhevdet Shala ka pësuar dëm pasuror në vlerë rreth 500 mijë euro.

Me këtë rast thuhet se i njëjti dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Më tej, në pikën e dytë të kërkesës për caktimin e paraburgimit, për të pandehurin Bashkim Osmani, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2021, i pandehuri Osmani si pronar i ndërmarrjes prodhuese “Dona Liberion”, e në bashkëkryerje me të pandehurin Gëzim Sinani, kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit Naim Berisha.

I dëmtuari, sipas kërkesës, si pronar i ndërmarrjes tregtare “Berisha Commerce”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19 si dhe pamundësisë që të marrë kredi në bankat komerciale, për një projekt ndërtimi, është detyruar të kërkoj para nga Gëzim Sinani.

Ky i fundit, paratë i kishte marrë nga i pandehuri Bashkim në shumë prej 200 mijë euro, të cilat ia ka dhënë të dëmtuarit, duke kontraktuar një shumë të parave prej 12 mijë në muaj si fajde, prej të cilave 8 mijë i ka marrë i pandehuri Bashkim, kurse 4 mijë i pandehuri Gëzim.

Tutje, në kërkesën për caktimin e paraburgimit, për të pandehurin Bashkim Osmani, thuhet se i dëmtuari Naim Berisha, në pamundësi që t’i paguaj shumat e parave në emër të fajdeve, është detyruar t’i marrë edhe 200 mijë euro me kushte të njëjta, kështu që borxhi i të dëmtuarit kishte arritur shumën prej 1 milion 96 mijë euro.

Kështu, i dëmtuari është detyruar të marrë një kredi në “Ish Bank”, në shumë prej 700 mijë euro, të cilat ia ka dhënë të pandehurit Gëzim dhe një banesë në vlerë prej 70 mijë, duke pësuar një dëm pasuror në shumë rreth 300 e 30 mijë, kurse pjesa tjetër ka mbetur e pa paguar.

Me këtë rast ata dyshohen të kenë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Fajdeja”, nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

I dëmtuari detyrohet të blejë veturën 75 mijë euro dhe të njëjtën t’ia shesë për 46 mijë euro të pandehurit për fajde

Ndërsa, në dispozitivin tre të kësaj kërkese të siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Skender Bajrami, nga fillimi i vitit 2021 e në vazhdim, në auto sallonin “Alberti”, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare, në atë mënyrë që i dëmtuari Xhevdet Shala si pronar i ndërmarrjes hoteliere “Golden”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë “Covid-19”, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat tjerë, në pamundësi që të kryej këto obligime, i njëjti është detyruar të blejë nga i pandehuri Bajrami një veturë “BMW X6”, e pa doganuar për çmimin prej 67 mijë euro, të cilat para thuhet se i ka marrë në dorë (kesh), e me të cilat para i ka paguar për fajde tek i pandehuri Salih Sinani, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit prej 19 mijë euro.

Tutje, në kërkesën e Prokurorisë thotë se nga rrethanat e cekuar si më lartë, i dëmtuari Xhevdet Shala është detyruar të blejë edhe një veturë “Taureg” për çmimin 75 mijë euro, mirëpo të njëjtën menjëherë ia ka shitur të pandehurit Bajrami për 46 mijë euro, të cilat para i ka marrë në dorë (kesh), e me të cilat para i ka paguar për fajde tek i pandehuri Salih Sinani, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit prej 29 mijë euro.

Me tej, gjithashtu thuhet se në fillim të vitit 2021, në auto sallonin “Alberti”, i pandehuri Bajrami ka kontraktuar shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të tij, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare, si pasojë e pandemisë “Covid-19”, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat tjerë, në pamundësi që të paguaj këto obligime, është detyruar ta blejë një veturë “Mercedes GLS2”, me çmim prej 30 mijë euro, të cilin me ndihmën e të pandehurit Salih Sinani e ka shitur në auto sallonin “Alberti” me çmim prej 14 mijë euro, të cilat para janë paguar në dorë, kurse i dëmtuari ka pësuar dëm pasuror në shumë prej 16 mijë eurove.

Me këtë rast, i pandehuri Bajrami dyshohet se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të (KPRK).

Tutje, në kërkesë thuhet se i pandehuri Bajrami, me qëllim që t’i shmangen pjesërisht pagesës së tatimit për të përfituar rimbursimet tatimore, si pronarë i auto sallonit “Alberti”, i pandehuri Bajrami me rastin e shit-blerjes së veturave, pagesën e ka bërë me para kesh, duke shënuar vlera jo të sakta të mallrave të shitura, me ç’rast buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në disa mijëra euro.

Për këtë ai ngarkohet të ketë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 paragrafi 1 të KPRK-së.

Pronari i auto sallonit që dyshohet se shiti vetura deri në 100 mijë euro për fajde

Në dispozitivin katër të kësaj kërkese për paraburgim, thuhet se nga fillimi i muajit maj 2022, e në vazhdim, i pandehuri Egzon Salihu në auto sallonin “Lipjani”, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirtë financiare, ashtu që i dëmtuari Besim Gashi si pronar i ndërmarrjes tregtare “Blendi”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë “Covid-19”, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve, në pamundësi që të kryej këto obligime, është detyruar të blejë veturë “BMW X5”, me çmim 40 mijë euro, të cilën pas dy muajve e ka paguar 55 mijë euro, si dhe një veturë “BMW 18”, me çmim prej 50 mijë euro, e të cilën pas dy muajve e ka paguar për çmimin prej 70 mijë euro, me qëllim që të paguaj këstet e fajdeve për personat tjerë, duke pësuar dëm pasuror në shumë prej 35 mijë euro.

Tutje, thuhet se i pandehuri Egzon Salihu, në Autosallonin “Lipjani”, ka kontraktuar shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e veshtarë financiare të tij, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare, si pasojë e pandemisë “Covid-19”, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat tjerë, në pamundësi që të paguaj këto obligime, është detyruar ta blej një veturë “Porche Panamera” nga i pandehuri për çmimin 100 mijë euro.

Mirëpo, për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë, i njëjti ja ka shitur menjëherë të pandehurit veturën për çmim prej 60 mijë euro, duke pësuar dëm pasurore në shumë prej 40 mijë eurove.

Me këto veprime, Egzon Salihu dyshohet se do të kryente veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.

Gjithashtu në kërkesën e Prokurorisë thuhet se i njëjti, me qëllim që t’i shmangen pjesërisht pagesës së tatimit për të përfituar rimbursimet tatimore, si bashkëpronar të auto sallonit “Lipjani”, me rastin e shit-blerjes se veturave pagesën e ka bërë me para kesh, duke shënuar vlera jo të sakta të mallrave të shitura, të cilat para pastaj i kanë përdoruar për kryerjen e veprës penale “Fajdeja”, me çka edhe e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në disa mijëra euro.

Me këtë rast ai dyshohet se ai do të kryente, veprën penale “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 paragrafi 1 të KPRK-së.

E në dispozitivin pesë të kësaj kërkese për paraburgim thuhet se, nga fillimi i muajit 2022, e në vazhdim i pandehuri Besnik Salihu, si pronarë të auto sallonit “Besa”, kanë kontraktuar shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e veshtarë financiare të tij, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, për shkak të vështirësive financiare, si pasojë e pandemisë “Covid-19”, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat tjerë, në pamundësi që të paguaj këto obligime, është detyruar ta blej një veturë “Porche” nga i pandehuri për çmimin prej 100 mijë euro.

Mirëpo, për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë, është detyruar të ia shes të pandehurit për çmimin prej 65 mijë euro, duke pësuar dëm prej 35 mijë euro.

Ai dyshohet se me këtë rast në bashkëkryerje ka kryer në vazhdim veprën penale “Fajdeja”, nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

I dëmtuari detyrohet ta blejë veturën “Range Rover”, me çmimin e 45 mijë dhe t’ia shesë 27 mijë euro të pandehurit për fajde

Tutje, në dizpozitivin e gjashtë të kësaj kërkese, thuhet se nga fillimi i muajit maj 2022 e në vazhdim, i pandehuri Fadil Salihu, si pronarë të auto sallonit “Besa F”, ka kontraktuar shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e veshtarë financiare të tij, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami si pronar i ndërmarrjes “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare, si pasojë e pandemisë “Covid-19”, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat tjerë, në pamundësi që të paguaj këto obligime, është detyruar ta blejë një veturë “Range Rover”, për çmimin prej 45 mijë euro, mirëpo për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë, është detyruar të ia shes të pandehurit për çmimin 27 mijë euro, duke pësuar dëm prej 18 mijë euro.

Më tej, thuhet po ashtu se se, i pandehuri Fadil Salihu si në rrethanat e cekura më lartë, i dëmtuari Samir Bajrami është detyruar të blejë edhe një veturë “Mercedes GLS”, për çmimin prej 30 mijë euro, të cilin pastaj është detyruar që ta shes në auto sallonin “Alberti”, për çmimin prej 14 mijë euro, kurse ka mbetur borxh në shumën prej 30 mijë euro tek i pandehuri Fadil Salihu.

Më këtë, i pandehuri Fadil Salihu dyshohet se do të kryente veprën penale “Fajdeja”, nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.

Tutje, në dizpozitivin e shtatë thuhet se më 3 mars 2023 nga Prokuroria Themelore thuhet se për Ajvaz Muzaqi dhe Ardi Saraqi ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i vitit 2020, e në vazhdim, si pronarë të auto sallonit “Buna M”, me seli në Vushtrri, kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër. Të njëjtit duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit, Samir Bajrami, si pronar i ndërmarrjes ndërtimore “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare, si pasojë e pandemisë nga virus Covid-19, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat tjerë, në pamundësi që të paguaj këto obligime, është detyruar ta blej një veturë të markës ,”Mercedes S”, nga i pandehuri për çmimin prej 50 mijë euro, mirëpo për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë për të paguar fajdet, është detyruar t’ia shes Lavdrimit për çmimin prej 28 mijë euro, duke pësuar dëm prej 22 mijë euro.

Me këtë Ajvaz Muzaqi dhe Ardi Saraqi dyshohen se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale ”Fajdeja” nga neni 307 par. 1 lidhur me par. 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu thuhet për të njëjtit se ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i vitit 2022, e në vazhdim, si pronarë të auto sallonit “Buna M”, me seli në Vushtrri, kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër.

Ashtu që duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit Samir Bajrami, si pronar i ndërmarrjes “Ornela”, ku për shkak të vështirësive financiare, si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat tjerë, në pamundësi që të paguaj këto obligime, i njëjti është detyruar ta blej një veturë të markës “Audi”, nga i pandehuri për çmimin prej 60 mijë euro.

I dëmtuari për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë për të paguar fajdet, është detyruar t’ia shes përsëri të pandehurit, për çmimin prej 42 mijë euro, duke pasuar dëm prej 18 mijë euro.

Me këtë të pandehurit Muzaqi dhe Saraqi po dyshohet se bashkëkryerje për kryerjen e veprës penale ” Fajdeja” nga neni 331 par. 1 lidhur me par. 3 te KPRK-së.

Tutje, në dizpozitivin e tetë thuhet se për të pandehurin Mujë Ademi ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i vitit 2020 në Vushtrri, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për persona të tjerë.

Ashtu që i njëjti ka shfrytëzuar gjendjen e rënd financiare të shkaktuar nga pandemia si pasojë e virusit “Covid – 19”, në atë mënyrë që i dëmtuari Besim Gashi si pronar i ndërmarrjes tregtare “Blendi”, për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë për fajde, është detyruar të marrë para me fajde në shuma prej 20 mijë euro, me fajde prej 2 mijë euro në muaj, të cilat nuk ka mundur ti paguajë me kohë dhe është detyruar të marrë vetura nga auto sallone me çmime të larta të cilat është detyruar ti shesë me çmime shumë më të ulëta, duke pësuar dëm pasuror disa mijëra euro.

Me këtë i pandehuri Mujë Ademi po ngarkohet për kryerjen e veprës penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 3 lidhur me par 1 te KPRK-së.

Dy të pandehurit kërcënojnë me vrasje të dëmtuarin për fajde

Kurse, në dizpozitivin e nëntë, thuhet se për Ajvaz Muzagi dhe Mujë Ademi ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i vitit 2020 në Vushtrri, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, me kanosje serioze kanë detyruar të dëmtuarit Besim Gashi dhe Samir Bajrami që të paguajnë shuma të parave në dëm të pasurisë së tyre.

Në atë mënyrë që paratë që i kanë dhënë me fajde i kanë kanosur seriozisht se do tu shkaktojnë ndonjë të keqe ose do t’i vrasin.

Kjo pasi që të dëmtuarit për shkak të vështirësive ekonomike nuk arrinin që ti kthenin me kohë shumën e parave në emër të fajdes dhe shumën që e kishin marrë në shërbim, kështu që ishin detyruar të marrin para me fajde tek personat e tjerë me qëllim që ti kryejnë pagesat ndaj të pandehurve, të cilit kanë pësuar dëm pasuror në shuma nga 20 mijë deri në 100 mijë euro.

Me këtë të njëjtit po ngarkohen se secili veç e veç se kanë kryer veprën penale “Detyrimi “nga neni 328 par. 2 te KPRK-së.

Po ashtu thuhet se për Ajvaz Muzaqi dhe Ardi Saraqin ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i vitit 2020 në Vushtrri, në bashkëkryerje kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për persona të tjerë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të shkaktuar nga pandemia si pasojë e virusit “Covid – 19”.

Në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami si pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela” në Fushë Kosovë, për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë për fajde, është detyruar të blejë nga auto-salloni “Buna M” në Vushtrri, disa vetura në vlerë prej 400 e 61 mijë euro në afat pagese prej tre – katër muaj, të cilat vetura kanë pasur vlerën shumë më të ulët të tregut dhe është detyruar qe ti shesë për çmimin prej 300 e 50 mijë euro, duke pësuar dëm pasuror në çmim prej 100 e 11 mijë euro.

Me këtë të njëjtit në bashkëkryerje po dyshohen për kryerjen e veprës penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 3 lidhur me par 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Tutje, në dizpozitivin e dhjetë, thuhet se për Ajvaz Muzaqi dhe Ardi Saraqin ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i vitit 2020 në Vushtrri, me qëllim që ti shmangen pjesërisht pagesës së tatimit për të përfituar rimbursimet tatimore, si bashkëpronarë të auto-sallonit “Buna-M”, në atë mënyrë që me rastin e shit -blerjes së veturave, pagesën e kanë bërë me para kesh, duke shënuar vlera jo të sakta të mallrave të shitura, të cilat para pastaj i kanë përdorur për kryerjen e veprës penale “Fajdeja”, me çka kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shuma disa mijëra euro.

Me këtë të njëjtit po ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi “ nga neni 307 par. 1 lidhur dhe nenin 31 te KPRK-së.

I pandehuri dyshohet se përfitoi rreth 200 mijë euro nga i dëmtuari përmes fajdes

Ndërsa, në dizpozitivin e njëmbëdhjetë thuhet se, për Bahri Abazin ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2020, i njëjti, në bashkëkryerje me të pandehurin Salih Sinani kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit tjetër.

Me tej thuhet se i dëmtuari Xhevdet Shala, si pronar i objektit hotelier “Golden”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që kërkoj para me fajde nga i pandehuri Salih Sinani, i cili paratë i ka marrë nga i pandehuri Bahri Abazi në shumë prej 20 mijë euro, me kamatë mujore prej 8%, mirëpo i dëmtuari në pamundësi që ti paguajë këstet e fajdes, është detyruar që të kërkojë para të tjera, kështu që i pandehuri Salih Sinani ka marrë vazhdimisht para nga i pandehuri Bahri deri në shumën prej 500 mijë euro, për të cilat ka paguar rreth 200 e 50 mijë euro fajde , nga të cilat 200 mijë euro i ka përfituar i pandehuri Bahri, kurse 50 mijë euro ka përfituar i pandehuri Salih, kurse kanë mbetur për ti kthyer nga borxhi kryesor edhe 300 e 20 mijë euro.

Me këtë të njëjtit po ngarkohet se në bashkëkryerja kanë kryer veprën penale “Fajdeja “nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 te KPRK-së.

Tutje, në dizpozitivin e dymbëdhjetë të kërkesës së prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se për Nexhmi Abazin ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2020, i njëjti në bashkëkryerje me të pandehurin Salih Sinani kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit Xhevdet Shala.

Kjo pasi që i dëmtuari Xhevdet Shala, si pronar i objektit hotelier “Golden”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që të kërkojë para me fajde nga i pandehuri Salih Sinani, i cili paratë i ka marrë nga i pandehuri Nexhmi Abazi në shumë prei 30.000 (tridhjetë mijë euro), me kamatë mujore prej 10%, duke paguar nga 3.000 (tre mijë) euro fajde në muaj. për dhjetë muaj, kështu që i pandehuri vetëm nga fajdet ka përfituar shumën prei 30.000 (tridhjetë mijë) euro, si dhe borxhin kryesor në shumë prej 30.000 (tridhjetë mijë) euro, për të cilat i dëmtuari është detyruar të marrë para nga personat tjerë në mënyrë që ti kryejë obligimet e borshit kryesor dhe të fajdes, duke pësuar dëm pasuror në shumë prej 30 mijë euro.

Me këtë ai po ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 te KPRK-së.

Ndërsa, tutje thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2021, i pandehuri, në bashkëkryerje me të pandehurin Salih Sinani kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që kërkojë para me fajde nga i pandehuri Salih Sinani, i cili paratë i ka marrë nga i pandehuri Nexhmi Abazi në shumë prej 20 mijë euro, me kamatë mujore prej 10%, për të cilat ka paguar 4 mijë euro fajde për dy javë, mirëpo në pamundësi që ti paguaj këstet e kredisë është detyruar që të marrë para tjera në shumë prej 20 mijë euro tek i pandehuri Shukri Haxhiu, me të cilat para e ka paguar borxhin kryesor tek i pandehuri Nexhmi Abazi, duke pësuar dëm pasuror në shumë prej 4 mijë euro.

Me këtë rast ai po dyshohet se bashkëkryerje ka kryer veprën penale: Fajdeja nga neni 331 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Me tej, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2021, i pandehuri, në bashkëkryerje me të pandehurin Salih Sinani kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari Besim Gashi,, pronar, i ndërmarrjes tregtare “Blendi”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që kërkojë para me fajde nga i pandehuri Salih Sinani, i cili paratë i ka marrë nga i pandehuri Nexhmi Abazi në shumë prej 20 mijë euro, me fajde prej 2 mijë e 500 euro për dy javë, kështu që për të cilat ka paguar 4 mijë euro fajde për dy javë, kështu që i dëmtuari për gjashtë javë ka paguar 7 mijë e 500 euro, prej të cilave 6 mijë euro i ka përfituar i pandehuri Nexhmi, kurse 1 mijë e 500 euro i pandehuri Salih, kurse borxhi kryesor në shumë prej 20 mijë euro, është përfshirë në marrëveshjen në mes të Gëzim Sinanit dhe Xhevdet Shalës i cili ka qenë si garantues për të dëmtuarin Besim Gashi.

Me këtë rast dyshohet në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërkaq, në dispozitivin e trembëdhjetë, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se fund të vitit 2021, i pandehuri Shukri Haxhiu, në bashkëkryerje me të pandehurin Salih Sinani kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që kërkojë para me fajde nga i pandehuri Salih Sinani, i cili paratë i ka marrë nga i pandehuri Shukri Haxhiu në shumë prej 30 mijë euro me fajde prej 3 mijë euro në muaj, për të cilat ka paguar 18 mijë euro me fajde për gjashtë muaj, mirëpo për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë, i dëmtuari ka marrë edhe shumën prej 30 mijë euro tek i pandehuri Shukri Haxhiu, për të cilat është detyruar të paguaj fajde nga 6 mijë e 800 euro në muaj, prej të cilave i pandehuri Salih Sinani ka përfituar nga 2 mijë euro, kurse shumën tjetër e ka marrë nga i pandehuri Shukri, kurse borxhin kryesor me fajde ka arritur shumën prej 80 mijë euro.

Me këtë do të kenë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas dispozitivit katërmbëdhjetë ekziston dyshimi i bazuar se në fillim të vitit 2021, të pandehurit Kadri Gërbeshi dhe Lindrit Haradinaj, në bashkëkryerje kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që kërkojë para me fajde nga i pandehuri Lindrit Haradinaj, në shumë prej 20 njëzet mijë euro, me pagesë mujore prej 2 mije euro për dy javë, të cilat para i pandehuri Lindrit i ka marrë nga i pandehuri Kadri Gërbeshi, në atë mënyrë që i dëmtuari i vetëm në emër të fajdeve ka paguar shumën prej 50 mijë euro, kurse borxhi kryesor ka mbetur i papaguar,

Me këtë rast të njëjtit dyshohen se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Tutje, në këtë dispozitiv thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në fillim të vitit 2021, të pandehurit, në bashkëkryerje kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare nga i pandehuri Lindrit Haradinaj, në shumë prej 20 mijë euro, për të cilat ka garantuar një person emri i të cilit nuk mund të bëhet publik, kështu që në pamundësi që i dëmtuari Samir të paguaj fajdet dhe borxhin kryesor, i pandehuri Kadri e a detyruar dëshmitarin që t’iu dorëzoj një pronë me sipërfaqe prej 1 hektarësh, në vlerë rreth 100 mijë euro, kështu që i dëmtuari Samir Bajrami është dëmtuar duke marrë përsipër që ta kompensojë dëshmitarin në shumën e cekur më lartë.

Me këtë rast dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” nga nenin 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Kurse, në dispozitivin e pesëmbëdhjetë dhe të fundit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në fillim të vitit 2021, i pandehuri Ramiz Ademi, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetërm duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar të marrë para në shuma nga 20.000 (njëzet mijë) euro me fajde, për të cilat ka paguar çdo dy javë nga 2.000 (dy mijë) euro, duke pësuar dëm pasuror rreth 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro, kurse borxhi kryesor ka mbetur i papaguar.

Me këtë rast dyshohen të kenë kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Arsyetimi i Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 15 të pandehurve

Në arsyetimin e Prokurorisë së Ferizajt thuhet se më datën 20 tetor 2022, është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve Besnik Salihu etj., për shkak të dyshimit të bazuar se do të kenë kryer veprat penale Fajdeja nga nenin 331 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së, dhe veprën penale Shmangia nga tatimi nga neni 307 par.1 lidhur me par.3 të KPRK-së.

Po ashtu thuhet se Prokuroria ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve kundër të pandehurve Ajvaz Muzaqi, Egzon Salihu, Mujë Ademi etj., për shkak të dyshimit të bazuar se do të kenë kryer

Ata dyshohen për veprat penale Fajdeja nga neni 331 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së, dhe veprën penale Shmangia nga tatimi nga neni 307 par.1 lidhur me par.3 të KPRK-së.

Tutje thuhet se hetimi është zgjeruar në bazë të kallëzimit plotësues të DHKR-së në Prishtinë me nr 2022-DKR-43 të datës 12.12.2022.

Ndërsa bëhet e ditur se, drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, DHKR Prishtinë, ka paraqitur Raport plotësues të Kallëzimit penal 2022-DKR-43, kundër personave të lartshënuar nën dyshimin e bazuar se do të kenë kryer veprat penale siç përshkruhen në dispozitivët e aktvendimit për zgjerimin e hetimit.

“Prokuroria ka bërë zgjerimin e hetimeve kundër të pandehurve Bashkim Osmani, Shukri Haxhiu, Bahri dhe Nexhmi Abazi etj., janë konsumuar të gjitha elementet e veprave penale të Fajdes nga nenin 331 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe veprës penale Shmangia nga tatimi nga neni 307 par.1 lidhur me par.3 të KPRK-së gjatë hetimit të këtyre rasteve janë gjetur prova shtesë për veprën penale të fajdesë.Me datë 02 mars 2023 është zbatuar një urdhër u Gjyqtarit të Procedurës Paraprake për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj për kontrollimin dhe sekuestrimin e përkohshëm të sendeve të cialt do të jenë prova në procedurën hetimore kundër të pandehurit”, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë.

Po ashtu thuhet se të pandehurit janë arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për shkak të rrezikut se mund të arratisen, të ndikojnë në dëshmitar dhe të dëmtuar si dhe për shkak të rrezikut se mund të përsërisin veprat penale.

“Me që ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit do të kenë kryer veprat penale siç përshkruhet në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 163 par.2, nënpar. 2.5.1, 2.5.2 dhe 2.5.3 të KPP-së është paraqitur kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve në kohëzgjatje prej një muaji, sepsa ka prova që mbështesin bazat e artikulueshme se nëse ë pandehurit gjenden në liri do të arratisen”, thuhet më tej në shkresat e Prokurorisë të siguruara nga “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, thuhet se baza ligjore e përsëritjes s veprës penale është plotësuar për faktin se duke marrë parasysh karakteristikat personale të të pandehurve, natyrën e biznesit që e ushtrojnë, faktin se kana kryer disa vepra penale, kurse disa nga të pandehurit janë të dyshuar edhe për vepra tjera penale që vërtetohet edhe nga e kaluara e tyre kriminale që të vërtetohet nga evidenca e policisë, kështu që nëse të pandehurit gjenden në liri do të përsërisin veprat penale.

Andaj, Prokuroria i ka propozuar gjyqtarit të Procedurës Paraprake që të pandehurve tu caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -