22.3 C
Pristina
Thursday, July 18, 2024

“Asnjë garanci nga Kurti për Asociacionin”, Escobar paralajmëron se Kosova mund ta humbë një shans historik

- Advertisement -

Emisari amerikan Gabriel Escobar tha se në takimin e djeshëm me kryeministrin Albin Kurti nuk e ka marrë asnjë garanci nga ai për ndonjë lëvizje në drejtim të Asociacionit.

- Advertisement -

“Asnjë, fare. Tani më lejoni t’ju tregoj se pse kjo është e rëndësishme. Më lejoni t’ju tregoj se çfarë është Asociacioni. Asociacioni është, në të vërtetë, aftësia e komunave me shumicë serbe për të ofruar shërbime në gjuhën serbe, shërbime që ato tashmë kanë të drejtë t’i ofrojnë. Kjo është e gjitha. Asnjë pushtet ekzekutiv, asnjë shtet brenda shtetit, asgjë që do t’u jepte atyre një veto mbi kushtetutshmërinë apo funksionalitetin tuaj. Dhe, asgjë jashtë strukturës së kornizës ligjore të Kosovës”, ka thënë Escobar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Pra, me fjalë të tjera, thotë Escobar, Asociacioni është duke ofruar garanci dhe pak vetëmenaxhim për pakicat, që e kanë edhe pakicat e tjera brenda Evropës dhe brenda Shteteve të Bashkuara.

- Advertisement -

“Kjo nuk është asgjë tjetër – vetëm e sjell marrëdhënien e Kosovës me pakicat e saj në nivel evropian. Prandaj, ka qenë në Planin e Ahtisaarit, prandaj është në atë [marrëveshjen] të Brukselit, prandaj është në atë [marrëveshjen] të Ohrit. Prandaj, duhet të vazhdojmë shpejt”.

Emisari amerikan tha se derisa Kosova e injoron rrugën europiane, “që është dialogu, dhe i injoron rrugët evropiane që udhërrëfyesit po ua japin – që është Marrëveshja bazë, Aneksi [ i zbatimit] dhe tani statuti i Asociacionit – Evropa po thotë se Kosova nuk po punon me Evropën”.

“Prandaj, keni masa [ndëshkuese] evropiane, veç tjerash. Pra, duhet t’i heqim masat. Ne kemi nevojë që ju të arrini të merrni kandidaturën dhe ne kemi nevojë që ju të anëtarësoheni te Partneriteti për Paqe, urgjentisht përpara se ta humbim këtë mundësi historike. Tani, injorimi i dialogut po ju largon më shumë nga ajo rrugë”, tha ai.

- Advertisement -
- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -