Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici.
Lajmi bëhet i ditur nga Klan News. Sipas të njëjtave burime, Gjici është arrestuar me urdhër të SPAK dhe akuzohet për korrupsion pasiv.
Kujtojmë se Gjici dha dorëheqjen nga detyra si kryebashkiak i Kukësit më 16 Qershor, pak orë pasi një video intime bëri xhiron në rrjetet e komunikimit elektronik.
Safet Gjici shfaqej në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit duke kryer marrëdhënie seksuaIe.
Pas kësaj, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet fillimisht për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.