12.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një grua dhe lëndohen katër persona të tjerë

- Advertisement -

Një grua ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë humbur jetën sonte në një aksident trafiku me fatalitet, që ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:45 në Autostradën “Ibrahim Rugova” në hyrje-daljen Mazgit – Fushë Kosovë.

- Advertisement -

Rastin tragjik e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxhaj, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një person (femër) ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Hoxhaj.

- Advertisement -

Sipas zëdhënësit, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të Policisë së Kosovës dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet”, ka thënë Hoxhaj.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -