11.2 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

“Vuçiq i tmerrruar nga veprimi gjenial i Osmanit”, anëtari i Guxo nxjerr fotot dhe bën krahasimin e bujshëm me këta politikanë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dje në mbledhjen e Këshilit të Sigurimit të OKB-së.

- Advertisement -

Ajo i ka kërkuar atij, që t’u kërkojë falje viktimave të luftës në Kosovë, duke përmendur katër heroinat Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, që ishin të pranishme në seancën e KS të OKB-së.

Presidenten për këtë veprim, e ka duartrokitur anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

“Momenti kur Vuçiq merr vesh se në seancë do jenë të pranishme edhe heroinat e Kosovës, dhe tmerrohet i tëri!

Bravo presidente Vjosa Osmani për këtë veprim sa human e patriotik aq edhe gjenial!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

- Advertisement -

Në një postim tjetër, Gacaferi ka publikuar pamje të Vuçiqit, përballë katër liderëve të ndryshëm të Kosovës, duke bërë krahasime.

“Foto e parë: Vuçiq përballë Vjosa Osmanit

Foto e dytë: Vuçiq përballë Isa Mustafës

Foto e tretë: Vuçiq përballë Avdullah Hotit

Foto e katërt: Vuçiq përballë Hashim Thaçit”, ka shkruar ai sipër fotove të publikuara, në të cilat Vuçiq shihet nervoz e me kokë ulur vetëm gjatë përballjes me presidenten Osmani./Botasot

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -