11.8 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Viti i ri po afron: Fshati në Kosovë ku banorët nuk e festojnë ndërrimin e motmoteve

- Advertisement -

Në fshatin Bresanë të Opojës pjesa më e madhe e banorëve nuk festojnë Vitin e Ri. Gazetarja e Nacionales, Beatrisa Culaj, sot gjatë ditës qëndroi atje, ku mori edhe mendimet e banorëve. Çka thanë ata?

- Advertisement -

Ndonëse festat e fundvitit festohen në pjesën më të madhe të Kosovës, e madje edhe mbledhin diasporën në vendlindje, në fshatin Bresanë nuk festohen.

Banorët thonë se kjo nuk është festë e tyre.

- Advertisement -

“Që 62 vite (jetoj këtu). Asnjëherë nuk është festu Viti i ri, është vendi asisoji. Nuk e festojmë këtë vit. Nuk festohet, këtu ështgë vendi mysliman. Nuk është festë islame, është shtetërore. Festat e Islamit, i kemi dy festa të Bajramit.” – na tha një qytetar.

“Kur është viti i ri mysliman?” – e pyeti gazetarja, qytetarin.

“Qatëherë, kah vera është viti i ri mysliman, festohet me ëmbëlsira, nuk zbukurohet shtëpia, këndohet Kurani.” – na tha ai.

- Advertisement -

Ndërkohë, përgjigja e një banori tjetër të fshatit Bresanë, ishte kjo.

“Jo, nuk festohet…Tash, këtu është fshat me banorë me myslimanë, për atë. Po edhe unë jam mysliman. Dikush e festo. Po, ka plot edhe në fshat. As mirë as keq nuk bëjën, ata të vetën, nuk na pengojnë, përpara më shumë e kanë festuar, se jam t’u shku në xhami. Para luftës më shumë e kanë festu, edhe të mëdhenjt, edhe të vegjlit”.

Një tjetër ndërkohë, tha se viti i ri mysliman ka qenë më 13 dhjetor, dhe se është festuar.

“Nuk e festojmë, jemi myslimanë. As unë, as djemt, as fëmijët e djemvë. Duhet me festu vitin mysliman, të cilin e kemi para pak kohe është festuar. Jo qetash ka qenë, më 13 dhjetor. Festohet me familje, në familjen time, edhe në kojshi e kështu. Jo nuk ka zbukurime, përpara po, tash…Rinia e ka drejtimin e vet, unë e kam drejtimin tim, edhe gjyshin, edhe babën, edhe djalin e kam hoxhë, ligjëron në Prishtinë, qishtu. Ka disa që e festojnë, disa jo.” – tha ai.

Një banor tjetër, i tha Nacionales se ndonëse nuk e festojnë, nuk kanë tradita arabe dhe se Bresana është “fshat evropian”.

“Po qysh s’festohet…festohet, festohet. S’e festojmë, tradicionalisht si fshat i përkasim fesë islame, jo që nuk ka ndonjë festë të veçantë, e kanë qit një lajm në vitet 2013-2014, e tash po marrim edhe ofendime, Kosova është 95 për qind mysliman, secili e ka të drejtën e vet me festu e mos me festu. Ditë normale është 31 dhjetori, alkooli nuk konsumohet, nuk shitet, prej viteve 90 këtu nuk ka pas shitej alkool. Pse pinë evropianët, ata e kanë të drejtën e vete. Ky është fshat evropian, nuk ka traditë arabe, pse s’e festojmë, s’do të thotë që jemi jashtë Evropës, ne nuk jemi arabë, jemi shqiptarë, presim liberalizimin e vizave.” – tha ai.

Nacionale bisedoi edhe me hoxhën e fshatit, Xhevat Fetahu, i cili foli më në detaje mbi këtë çështje.

“Çështja e festimit ose mosfestimit të ndërrimit të motmoteve sikur është stërmadhuar në raportin mediatik. Ndonjë organizim ose festim në mënyrë të organizuar, por nuk ka. Ndërrimi i motmoteve nuk festohet në mënyrë të organizuar, sa i përket familjeve, është privat. Mjetet piroteknike e keni vërejt, ato hasen, por nuk ka ndonjë festë. Është ditë e zakonshme, ne festat tona Fitër Bajramin edhe Kurban Bajramin i festojmë në mënyrën më të mirë, ne nuk jemi kundër ndërrimit të motmotit, synojmë të kemi një vit të mbarë…Viti i ri i myslimanëve natyrisht organizohen programe me atë elementin që ka, në karakterin islam, festat kanë një karakteristikë tjetër.” – u shpreh ai./Nacionale

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -