8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Si ndodhi përçarja e parë e LDK-së ku ishte prezent edhe Adem Jashari, flet veprimtari Xhafer Murtezaj

- Advertisement -

Veprimtari dhe intelektuali i njohur, Xhafer Murtezaj, ka folur për një ndodhi mjaft të rëndësishme të partisë më ta madhe në vend të viteve para çlirimit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas tij përçarja e parë e cila ndodhi në këtë parti i takon viteve shumë më të hershme. Bëhet fjalë për zgjedhjen e kryetarit të degës së LDK-së për komunën e Skenderajt, ku prezent ishin edhe disa pjesëtarë të UÇK-së, e mes tyre edhe komandanti Adem Jashari.

- Advertisement -

Kandidimi i Idriz Rrecit e Gani Kocës për këtë pozitë, sipas Murtezajt shkaktoi tensione të mëdha ku për pak sa nuk pati edhe konfrontim fizik.

“Përçarja pse ndodhi le ta tregojë historia. Përçarja u shkaktua brenda LDK-së, me plot përgjegjësi e them, herët nga grupet e interesit. Para Kuvendit të tretë ne kemi shkuar në Rezallë, katër aktivistë të kryesisë së LDK-së jemi kanë, kemi pas me e mbajt në Klinë por për shkak të këtyre të UÇK-së që kishte me marr pjesë edhe Ademi e këta krejt çka jonë kanë, jena shkua në Rezallë e kemi mbajt, se këtu rrezikohen më pak”.

- Advertisement -

“Kur kemi shku aty, ka qenë Idrizi si kandidat por edhe Gani Koca u kanë i propozuar. Në krah për Idriz Rrecin ishte Fatmir Sejdiu dhe Rexhep Gjergji, kurse në anën tjetër ka qenë Basri Musmurati dhe Hidajet Hyseni. Kanë qenë prezent në Kuvend dhe ka qenë Kuvend shumë i nxehtë. Aty ka qenë Adem Jashari, unë kam fol me të. Gati ka pas edhe ngatërresa, u shpreh ai në KlanKosova.

I pyetur nëse Adem Jashari shkoi për ta qetësuar situatën e tensionuar, Murtezaj tha se nuk ka informacion përveç se ka ardhë me përcjell ngjarjen.

Murtezaj tha se pas kësaj ngatërrese doli jashtë sallës, aty ku erdhi edhe Adem Jashari, me të cilin zhvilloi një bisedë detajet e të cilës mund t’i dëgjoni këtu:

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -