10 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

ShBA godet Serbinë për referendumin: S’u shfrytëzua mjeti demokratik, kryetarët aktual mbesin në detyrë

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar punën e autoriteteve të Kosovës për të mundësuar pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në referendum “pro apo kundër” dorëheqjes së kryetarëve të komunave veriore gjatë diskutimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, derisa u theksuar se kryetarët aktualë mbesin në detyrë sipas kornizës ligjore të Kosovës. ShBA-ja e cilësoi gjithashtu ndalimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës që kaluan nëpër Serbi si “shkelje të marrëveshjeve të kaluara për lirinë e lëvizjes”.

- Advertisement -

Përfaqësuesi i ShBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së shprehu keqardhjen për numrin e ulët të votuesve në referendumin e mbajtur për largimin e kryetarëve në komunat veriore të Kosovës

“Dje Kosova mbajti votim për largim të kryetarëve në komunat veriore. Kishte dalje të pakët të njerëzve në votim. Neve na vjen keq që disa aktorë politikë nuk e shfrytëzuan plotësisht mjetin demokratik në duar e tyre nën ligjin kosovar”, ka thënë ai.

- Advertisement -

ShBA vlerësoi përpjekjet e Kosovë për të siguruar pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në këtë proces.

“Vlerësojmë përpjekjet e autoriteteve zgjedhore të Kosovës që t’u mundësojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës të regjistrohen si pjesëmarrës në këtë proces”.

Megjithëse rezultati i referendumit nuk e vendosi largimin apo jo të kryetarëve, ShBA-ja theksoi se ata do të mbesin në detyrë sipas legjislacionit të Kosovës.

- Advertisement -

“E dimë që s’ka vendim nga votuesit për të larguar kryetarët dhe ata mbeten në atë funksion sipas kornizës ligjore të Kosovës”, deklaroi përfaqësuesi i ShBA-së në KS të OKB-së”, tha përfaqësuesi i ShBA-së.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Serbinë lidhur me ndalimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës që kaluan përmes Serbisë më 17 prill duke thënë se një veprim i tillë ishte “shkelje e marrëveshjeve të kaluara në lirinë e lëvizjes”.

“Jemi po ashtu thellësisht të shqetësuar me ndalimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës që kaluan përmes Serbisë më 17 prill, si dhe dënimin e tyre, përfshirë serbët etnikë që shërbejnë në Policinë e Kosovës. Ky veprim i Serbisë ishte shkelje e marrëveshjeve të kaluara në lirinë e lëvizjes dhe formë frikësimi i serbëve të Kosovës që shërbejnë në jetën publike të Kosovës”, ka thënë ShBA-ja.

SHBA gjithashtu tërhoqi vëmendjen për dështimin për të sjellë para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë me 24 shtator, përfshirë liderin e tyre Millan Radojciq.

“Serbia s’i ka sjellur para drejtësisë autorët, përfshirë liderin e tyre Millan Radojçiq. Kërkojmë llogaridhënie të plotë për të. Serbia duhet të sigurojë që kjo s’ndodh asnjëherë. Është kyçe që Serbia të punojë me KFOR-in t parandalojë aso sulme si i 24 shtatorit”, tha përfaqësuesi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -