10.8 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Prindi i kryetarit të PDK’së e mbron Albin Kurtin nga një komentues

- Advertisement -

Ish-profesori Milazim Krasniqi e ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke shprehur shqetësimin për situatën aktuale politike në vend por në komente ka mbrojtur kryeministrin Kurti nga një koment i papërshtatshëm.

- Advertisement -

Krasniqi ka cituar ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një deklaratë ku paralajmëronte Kosovën se mund të kishte një fat të keq.

“…politika dritëshkurtër në rastin më të keq në Kosovë e krijon Palestinën, në rastin më të mirë Qipron.” – pretendon të ketë thënë Hovenier, ish-profesori Krasniqi.

- Advertisement -

Ai shtoi se kjo deklaratë do të mjaftonte për t’i lënë “njerëzit pa gjumë në Kosovë.”

Një komentues i pandërgjegjshëm shkroi se ka frikë që tashmë është bërë vonë. “Misioni u arrit nga agjenti serb Albinoviqi!”

Por, Krasniqi fatmirësisht mbrojti Kurtin nga cilësime të tilla të bëra me gjuhë të urrejtjes.

- Advertisement -

“Jo, jo, me aso cilësime, të lutem. Gabime bëjnë edhe politikanët vullnetmirë. Mjafton të jenë kokëfortë, dogmatike, të padijshëm.”

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -