15.5 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Një muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai del me një reagim publik

- Advertisement -

Mbrëmjen e 29 nëntorit, Kosova është tronditur nga vrasja e Liridona Ademajt.

- Advertisement -

Ajo u vra me armë zjarri në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Sot, vëllau i të ndjerës, Leonard Ademaj tha se ky vit për ta është vit i kobshëm dhe se vetëm shpresa prej drejtësi i mbanë gjallë.

Ademaj përmes një postimi në Facebook tha se kishin shumë palne bashkë me motrën Liridonën dhe se çdo kujtim të saj do at ruajnë.

- Advertisement -

“Ka kaluar një muaj që kur se është vrarë Liridona jonë. Kishim shumë plane bashkë… Këto ditë i gjetem në shtëpi ballonat që i pati ble me ia festu djalit ditëlindjen. Do t’i ruajmë ashtu siç e ruajmë çdo kujtim. Viti 2023 do të mbetet për ne vit i kobshëm që na e mori Liridonën dhe vetëm shpresa për drejtësi po na mban gjallë“, ka shkruar Leonard Ademaj.

Tutje, vëllai i të ndjerës i falënderoi të gjitha mediat dhe oragnet e drejhtësisë të cilët po kontibojnë n\ zbardhjen e ngjarjes tragjike.

“Duam t’i falenderojmë të gjithë mediat, shoqërinë civile, hetuesit, prokurorët që janë duke kontribuar në informim dhe në zbardhjen e këtij krimi. Ka pasur raste kur jemi lënduar rëndë nga diskutimet dhe raportimet që janë bërë rreth rastit, me informacione të pasakta. Ne shpresojmë që rastet e Liridonës dhe grave tjera të vrara të trajtohen me ndjeshmëri dhe kujdes më të madh“, u shpreh ai.

- Advertisement -

Leonard Ademaj tha se do të vazhdojnë të avokojnë për drejtësi për Liridonën.

Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt deri tani janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -