28.7 C
Pristina
Wednesday, June 12, 2024

“Vuçiq po lodhet kot”, avokati shqiptar jep ‘lajmin e keq’ për Serbinë e Greqinë – flet për “botën shqiptare”

- Advertisement -

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka kritikuar ashpër presindentin serb, Aleksandar Vucciq, derisa tha se nuk është në gjendje ta kuptojë që ngritja e Shqipërisë dhe Kosovës është domosdoshmëri historike.

- Advertisement -

Ngjela në postimin e tij në Facebbok komentoi edhe vizitën e fundit të Vucciq në Kinë, ku tha se po lodhet kot me vizitat e tij në Pekinë e Moskë.

Krahas kësaj, avokati shqiptar tha se ka ikur koha e Serbisë dhe Greqisë, pasi kanë filluar të tremben nga “bota shqiptare”.

- Advertisement -

“Por ka edhe diçka: në konfliktin midis Uashingtonit dhe Moskës, bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është element i rritjes së forcës amerikane në këtë konflilt.

Dhe ky sigurisht që është interesi edhe i Shqipërisë, edhe i Kosovës.

E pra, ja, kjo është historia aktuale e ngritjes në çdo element kombëtar e botës shqiptare ne Gadishullin Ilirik, e cila ndërkohë është e strukturuar në dy shtete të pavarur”, shkroi ndër të tjera Ngjela, përcjell “Bota sot”.

- Advertisement -

Postimi i plotë

Aleksandër Vuçiç lodhet kot, i shpërndarë nga Pekini në Moskë.

Nuk është në gjendje ta kuptojë që ngritja e Shqipërisë dhe Kosovës është domosdoshmëri historike.

Shqiptarët janë shumë të fortë. Janë sot në apogjenë e Arbërisë.

Kurse politika greke ne Athinë, që e ka kuptuar se, siç filloi çështja e Kosovës, mund të fillojë edhe çështja e Çamërisë, janë të trembur nga forca ndërkombëtare e Shqipërisë.

Ka ikur koha e gënjeshtrës historike në krijimin e Serbisë dhe Greqisë me pushtimin e tokave dhe territoreve të gjera shqiptare. Që të dy këta shtete janë investime në falsitet historik.

Po politika amerikane nuk e di që edhe Athina edhe Beogradi janë me Moskën.

Sigurisht që e di.

Por ka edhe diçka: në konfliktin midis Uashingtonit dhe Moskës, bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është element i rritjes së forcës amerikane në këtë konflilt.

Dhe ky sigurisht që është interesi edhe i Shqipërisë, edhe i Kosovës.

E pra, ja, kjo është historia aktuale e ngritjes në çdo element kombëtar e botës shqiptare ne Gadishullin Ilirik, e cila ndërkohë është e strukturuar në dy shtete të pavarur.

Por, në këtë ecje, pyetja që bëhet është: po Çamëria?

Dhe kjo, tanimë, i ka trembur ata që ende janë gjeografikisht në territoret e Shqipërisë.

Koha po ecën për shqiptarët…

Prisni dhe shikoni…

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -