14.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

“Mendoja se drejtësia bëhet për dy vjet”, Konjufca pendohet për premtimet që ka bërë

- Advertisement -

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka thënë se është penduar që ka premtuar se për dy vite do të reformohet sistemi i drejtësisë.

- Advertisement -

Ai pranoi se në pushtet nuk është lehtë siç duket nga opozita, teksa ka kërkuar falje për premtimet joreale që dikur ka bërë.

“Së paku një 80% është aty diku të pritjeve të mia janë në këtë qeverisje. Po mendoj vetëm për këtë mandat. Mendoj se do të arrijmë 70-80% të pritjeve. Sepse nga opozita po mendojshe pushtetin shumë idealiste. Unë qytetarëve ua kam bë dy premtime. Drejtësia kam thënë mundet me u bë për dy vjet. Sot jam pishman sepse kam mendu që drejtësia në Kosovës është shumë më shumë e lidhur me vullnetin politik. Kam menduar që mjafton vullneti. Kam mendu si efekt piramidal, prej nalt-poshtë arrin ky efekt dhe menjëherë fillojnë. Për arsimin dhe ekonominë kam mendua që s’paku 10 vjet vyn me u ba ashtu qysh duam”, tha Konjufca në një intervistë për “Jetë në Kosovë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -