13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Lidhjet e krerëve të BDI-së me njerëzit e forumit pro Putinit

- Advertisement -

Kosovarët ende i kanë të freskëta propaganda e hoxhallarëve të shkolluar në Rusi, të cilët e godisnin shkollimin dhe kombin, duke i dhënë prioritet analfabetizmit dhe fesë.

- Advertisement -

Tashmë një qasje thuajse e njëjtë po mbretëron në Maqedoninë e Veriut. I ashtuquajturi Forum Musliman Evropian, sipas REL (Radio Evropa e Lirë) ka në prapavijë përpapjen e ndikimit rus në Ballkan. Ky forum ka shtrirë ndikimin e vet tek krerët e BDI-së.

Udhëheqës i këtij forumi të krijuar me 2018 është Abdul-Vahed Niyazov. Sipas REL, Në të kaluarën, ai besohet se ka qenë udhëheqës i lëvizjes “Myslimanët në mbështetje të presidentit Putin”, dhe gjatë një periudhe ka qenë përfaqësues i partisë së Putinit në Dumë, dhomën e poshtme të Parlamentit rus.

- Advertisement -

Kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ishte takuar me Niyazovin para më tepër së dy viteve. Madje, pas takimit ishte bërë e ditur që dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se do të vazhdojnë të punojnë në promovimin e respektit dhe bashkëjetesës reciproke.

Sipas autoriteteve të Lituanisë, Niyazovit i është ndaluar hyrja në zonën Shengen, në Evropë. Pra, kryeministri aktual i Maqedonisë ishte takuar dhe kishte rënë dakord për bashkëpunim me një njeri të dyshimtë edhe për vet BE-në.

Sipas raportit britanik të Royal United Services Institute (RUSI), “organizata është sidomos aktive në Ballkan, ku ka krijuar lidhje me përfaqësues autoritarë myslimanë (jo vetëm fetarë, po edhe figura politike) në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Kroaci, Greqi dhe Rumani”.

- Advertisement -

Më së afërti janë me BDI-në. Pos Talat Xhaferit, lidhjet shkojnë tutje. Udhëheqës I forumit për Maqedoni është Behixhudin Shehapi, ish deputet i BDI-së, aktualisht këshilltar në Minisrinë e Kukturës së Maqëdonisë së Veriut.

BDI nuk ka krijuar ndonjë distancim me këtë forum, por e ka bërë të kundërtën, vetëm sa po ofrohet.

Këtë e tregon edhe veprimi i fundit. Shehapi dje u takua me vet kreun e BDI-së, z. Ali Ahmeti.

“Sot, në Ditën e Verës dhe datës së rëndësishme kur mbahet Manifestimi tadicional Pranvera e dinjitetit, realizuam një takim me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmetin të cilit i dorëzuam librin tonë të posa botuar, “30 vjet në krah të nevojtarëve”. Ishte ky një takim në frymën e evokimeve 23 vjeçare prej kur filluan ndryshimet në shoqërinë tone”, ka shkruar Shehapi në profilin e tij në facebook.

Sentimenti fetar i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është shumë i lartë dhe ndikimi nga strukturat e dyshimta me prapavijë ruse llogariten shqetësim i madh, pasi manipulimi në këto raste mund të ndodhë shumë lehtë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -