Esat Shala nga fshati Krajkovë i Drenasit, ka mbledhur me mijëra video-kaseta të minutazhit të gjatë të qindra msakrave dhe ngjarjeve të cilat lidhen me Iuftën nga fillimet e viteve të 90-ta e deri në përfundimin e Iuftës së Kosovës në vitin 1999. Ai u kercenua gjate ketyre diteve nga Vuciq dhe gjeneralet e tij, per cka po kerkohet i gjalle nga vet Vuciq dhe klika e tij. Por, kjo nuk e tremb as ate, as shefin e tij Qendrim Kryeziu ne TV Arberia, ku Esati po punon e vepron tashme, duke i publikuar pamjet ne vazhdimesi te mizorise se Serbise ndaj nesh
Esati ishte vetëm një fëmijë kur në Kosovë shpërtheu Iufta masive e vitit 1999. Forcat serbe sikurse gjithë fshatit edhe atij ia kishin djegur shtëpinë, kurse si pasojë e kësaj familja e tij u detyra të qëndronte në mal gjatë Iuftës.
Si i papunë, Esati e kalonte pjesën më të madhe të ditës, duke shikuar, analizuar, e mirëmbajtur një pjesë të video-kasetave të tij, të cilat i ka mbledhur që nga pasIufta nga njerëz e vende të ndryshme nëpër Kosovë.
Punën që nuk e bëri shteti tash e 21 vjet, e bëri Esati, i cili thotë se shteti është ende në gjumë pasi nuk po merret me m*sakrat e Serbisë të bëra mbi popullin shqiptar të Kosovës.
Thotë se gjithçka u frymëzua nga familja, ndërsa shprehet këmbëngulës se pavarësisht sfidave misionin e nisur nuk do ta lë asnjëherë në gjysmë.
Ai ia kishte nisur për pak kësaj pune, t’u lyp foto, incizime të familjes se tij gjatë Iuftës në mal.