Kurti: Zgjedhje në dhjetor, ose “Konjufca 1” e zgjedhje në prill

- Advertisement -
- Advertisement -

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re ose shkuarja në zgjedhje të reja është në duar të partive opozitare.

Kurti: Dy rrugë përpara, Konjufca 1 ose zgjedhjet e reja

Në një intervistë për televizionin lokal “Syri Vizion”, Kurti ka theksuar se janë vetëm dy rrugë për të ecur përpara: qeveria “Konjufca 1” ose zgjedhjet e reja.

Ai ka thënë se më shumë se zgjedhjet, e dëshiron formimin e një qeverie të re.

“Meqenëse unë nuk i mora 61 votat e nevojshme dhanë edhe propozimin tjetër pa vonesë me këtë do të merremi menjëherë pas balotazhit. Dhe çfarë duhet theksuar është që opozita e ka në dorë që ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme. Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill. Cilado për ne është e pranueshme, lë të bashkëpunojmë e të ecim përpara. Pra, ne i duam zgjedhjet, por edhe më shumë se zgjedhjet dëshirojmë ta formojmë qeverinë sipas rezultateve të 9 shkurtit kur dolën fitues, duke mos harruar që ne kemi 48 deputetë që është më shumë se sa PDK e LDK marrë së bashku”, ka thënë Kurti.

Vetëvendosje ka lëvizur, opozita jo

Sipas tij, deri tani ka lëvizur vetëm Vetëvendosje, ndërsa opozita ka qëndruar e palëvizshme.

- Advertisement -

“Këtë nuk mund ta vendosim vet, këtë e ka në dorë opozita, është një ofertë e jona gjeneroze. Së pari, u zëvendësua Albulena Haxhiu me Dimal Bashën, tash edhe unë me Glauk Konjufcën. Vetëm ne kemi lëvizur, ndërkohë që kemi fiksim, bllokim dhe një lloj refuzimi, për bindjen time as i logjikshëm e as racional nga ana e subjekteve opozitare”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -