10 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

KQZ jep shifrat e daljes së qytetarëve në votime dhe konfirmon se iniciativa për largimin e kryetarëve në Veri ka dështuar

- Advertisement -

Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së konfirmon se ka dështuar shkarkimi i katër kryetarëve shqiptar në veri për shkak të mospjesëmarrjes së qytetarëve në votime.

- Advertisement -

Në një konferencë të thirrur për media ai tha se në Zveçan s’ka pasur asnjë votues.

“Të 23 qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00, sipas të dhënave që kemi pranuar në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre është si në vijim:

- Advertisement -

Leposaviq 124 votues, Zubin Potok 18 votues, Zveçan nuk ka votuar asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 111 votues”, tha Radoniqi, transmeton Gazeta Express.

“Nuk kanë votuar shumica e votuesve të regjistruar, pra nuk është arritur 50% plus 1 i domosdoshëm, prandaj konstatojmë se iniciativa e qytetare për largimin e kryetarëve ka dështuar”, konfirmoi ai.

“KQZ është angazhuar maksimalisht për të organizuar procesin e votimit në këto komuna”, tha ai,

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -