8.1 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Këtu mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të rrymës familjet e skemave sociale dhe pensionale

- Advertisement -

Në platformën e-Kosova është lansuar shërbimi për aplikim lidhur me subvencionimit e energjisë elektrike për familjet e cenueshme.

- Advertisement -

Në faqen e-Kosova është sqaruar edhe si mund të bëhet aplikimi.

Për të ndihmuar qytetarët në nevojë për periudhën e dimrit, Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 11 milionë eurove në mënyrë që të subvencionohen familjet e skemave sociale dhe pensionale.

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se 11 milionë euro do të shkojnë si mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për familjet më të cenueshme dhe në disavantazh në periudhën e dimrit.

Me 11 milionë euro parashihet të zbatohet masa e parë e Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -