6.3 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Jetoi në Zvicër e Amerikë dhe u kthye në Kosovë, Kabashi: Rinia nuk e kupton çka i bjen auslander

- Advertisement -

Bashkëthemeluesi i kompanisë “Numarics”, Kristjan Kabashi, ka thënë se rinia në Kosovë nuk e kuptojnë se çka do të thotë fjala “auslander”.

- Advertisement -

Kabashi ka thënë se pavarësisht që nuk ka jetuar kurrë në Kosovë, këtu ai ndihet shumë rehat.

“Kam jetuar në shumë shtete, por Amerika është i vetmi vend në botë ku shqiptarët janë edhe shqiptarë edhe amerikanë. Unë jam lind në Gjermani, jam rrit aty dhe jam kan në Zvicër. Disa herë e kam fol këtë fjalë që rinia këtu nuk e din fjalën auslander. Unë bile kam pasë fat se emri Kristian është internacional, po prapë se prapë mbiemri Kabashi e kanë ditë që nuk jam i vendit dhe këta nuk e dijnë që unë kur vi në aeroport të Prishtinës ose në Doganë dhe më thojnë “mirëserdhe” unë këtë nuk e nij në ndnjë vend tjetër. Edhe pse s’kam jetu kurrë këtu, edhe këtu jam pak auslander, por në krahasim me diasporën këtu ndihna shumë rehat”, tha ai.

- Advertisement -

Ai bëri të ditur se qe gati dy vite jeton në Kosovë. Kabashi kishte dhene nje interviste edhe per Kosova ime, te cilen mund ta ndiqni ketu:

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -