11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Heroi i ndeshjes Shqipëri – Poloni, Jasir Asani në vitin 2015 ishte rrahur nga huliganët maqedonas

- Advertisement -

Jasir Asani, i cili të dielën shënoi supergolin ndaj Polonisë, në ndeshjen me Shqipërinë, në vitin 2015 ishte rrahur nga huliganët maqedonas, shkruan Reporteri.net.

Në 2015-tën, Asani me disa shqiptarë të tjerë ishin rrahur nga persona të maskuar. Asani, atë kohë futbollist i klubit Vardar.

- Advertisement -

Më 10 shtator, në ndeshjen Shqipëri-Poloni, Asani në minutën e 37-të shënoi gol.

Pas fitores 2-0 të Shqipërisë, Jasir Asani, autor i golit të parë, tha se një meritë të madhe për formën e tij në kombëtare e ka edhe Sylvinho.

- Advertisement -

“Të them të drejtën, fusha nuk ka qenë siç duhet, nuk na lejojë të luajmë futbollin që kemi bërë gjithë javën. Por, erdhi goli dhe u çliruam, kemi kualitete të larta. Mendova për krosim, por pashë Szczesnyn të lëvizte dhe mbylla sytë godita, e dija se po të shkonte në portë do të ishte gol. Szczesny më tha bravo se ishte një supergjuajtje dhe se nuk e priste të gjuaja nga ajo distancë”, ka deklaruar Asani.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -