10.1 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Flasin nga SHBA, tregojnë nëse do të pranohen rezultatet e zgjedhjeve të 23 prillit edhe pa Listën Serbe

- Advertisement -

Për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve nga Lista Serbe, përqindja e qytetarëve serbë që do të dalin të votojnë mund të jetë e ulët, gjë që u pa si sinjal që rezultatet e zgjedhjeve të 23 prillit të mos pranohen nga bashkësia ndërkombëtare. Këtë dilemë e ka hequr dje i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ishte e paqartë nëse rezultatet e zgjedhjeve të 23 prillit në Komunat veriore do të jenë të pranueshme nga bashkësia ndërkombëtare për shkak se dalja e qytetarëve serbë për të votuar mund të jetë e ulët si pasojë e presionit nga Lista Serbe.

- Advertisement -

Kësaj mëdyshje i ka dhënë fund i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dje, ai ka thënë se SHBA do t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve që pritet të mbahen këtë të diel. Ndër të tjerash, Escobar ka bërë të ditur se personalisht u ka kërkuar Listës Serbe që të marrin pjesë në zgjedhje, derisa ka thënë që njerëzit në këto komuna nuk po marrin shërbime nga pushteti lokal.

“Ne u kemi bërë thirrje dhe unë personalisht u kam kërkuar serbëve, Listës Serbe, që të marrin pjesë dhe të mos heqin dorë nga roli që kanë. Fakti që nuk marrin pjesë, është vendimi i tyre. Por këto parashikohen nga Kushtetuta. Ka vende të paplotësuara. Ka njerëz që nuk po marrin shërbime nga pushteti lokal sepse nuk ka pjesëmarrje. Pra nëse këto zgjedhje janë të lira dhe të ndershme, dhe unë parashikoj që të jenë, rezultati do të jetë legjitim nga këndvështrimi ynë”, ka deklaruar Escobar.

- Advertisement -

Se nuk ka rrezik që rezultatet të mos pranohen nga bashkësia ndërkombëtare ka thënë edhe ish kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu.

Ai dje ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve në Veri mund të mos pranohen në rast se ka parregullsi dhe nëse nuk respektohen ligjet në fuqi dhe rregullat e KQZ-së.

“Bashkësia ndërkombëtare [mundet të mos i pranojë rezultatet] vetëm nëse ka parregullsi dhe nuk respektohen ligjet tona në fuqi dhe rregullat e KQZ-së. Ndërkohë KQZ ka kryer të gjitha përgatitjet, ka blerë edhe stacioneve mobile, dhe mendoj që çdo gjë do të shkojë mirë”, tha Baraliu dje.

- Advertisement -

Zgjedhjet në Veri po mbahen pas vendimit të serbëve për të dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet për shkak të vendimit për targat. Pas largimit të kryetarëve të komunave, presidentja Osmani shpalli zgjedhjet për 18 dhjetor, mirëpo si pasojë e tensioneve në Veri, ato u shtynë për më 23 prill.

Njëjtë sikur në dhjetor, edhe në zgjedhjet e 23 prillit Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhje. Për ta bindur këtë subjekt politik, kishte bërë përpjekje edhe ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Për takimin me Hovenier, kishte njoftuar Lista Serbe duke bërë të ditura edhe kërkesat e tyre, krijimin e asociacionit dhe largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

“Delegacioni i Listës Serbe i udhëhequr nga presidenti Goran Rakiq dhe nënpresidentët Dalibor Jevtiq dhe Igor Simic, sot ka pasur takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Përfaqësuesit e Listës Serbe, qëndruan qartë se partia jonë mbetet konsistente në qëndrimin e saj se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme lokale në komunat në veri të Kosovës dhe Metohisë, derisa të plotësohen kërkesat që na bënë të largohemi nga institucionet e Kosovës, që është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe dhe tërheqja e të gjitha njësive speciale të Prishtinës nga veriu i Kosovës dhe Metohija”, thuhet në njoftimin e 20 marsit.

Për asociacionin, Kurti e Vuçiq janë dakorduar në takimin e 18 marsit në Ohër, ndërkaq Escobar ka thënë që në takimin e 2 majit presin propozime fillestare për krijimin e tij.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -