“Do ta keni gjithmonë një shtëpi në Kosovë” Osmani nderon SHBA-në dhe NATO

- Advertisement -
- Advertisement -

Nderim të lartë u ka barë ushtarëve e diplomatëve amerikanë, Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin para Kongresit amerikan dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Ajo tha se ata janë heronj që sollën shpresë në kohët më të vështira dhe paqja u ndërtua falë mbështetjes së tyre. Edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vlerësoi rolin vendimtar të SHBA-së në pavarësinë e Kosovës dhe theksoi përkushtimin për forcimin e partneritetit euroatlantik.

Në një fjalim emocional para Kongresit amerikan dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e para e vendit, presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen për rolin e SHBA dhe NATO-s në Kosovë në luftën e vitit 99.

Osmani theksoi se paqja në Kosovë nuk erdhi rishtazi, por me kontributin e dy aleatëve të saj.

Paqja nuk vjen kurrë duke ecur vetë, ne i detyrohemi falënderim burrave dhe grave të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s, edhe ata në uniformë, edhe diplomatët në kostum, që qëndruan me neve, kur bota na u duk shumë terr.

Ushtarët e SHBA-së dhe NATO-s erdhën jo vetëm si paqe-bërës, por si heronj, si mbrojtësit tanë dhe si shokët tanë. Në momentet tona më të brishta, prezenca e tyre u bë strehë jo vetëm për shtëpitë tona por edhe ëndrrat tona, sepse falë tyre, fëmijët e Kosovës më në fund flenë të sigurt. Falë tyre, një komb i tërë pati guxim të ngrihej nga hiri. Këta heronj nuk erdhën për lavdi, ata erdhën sepse besonin në të drejtat thelbësore të çdo qenie njerëzore, të jetojë i lirë nga shtypja” deklaroi Presidentja Osmani.

- Advertisement -

Fjalimin e saj, Osmani e mbylli me një premtim.

“Drejtuar SHBA-së dhe të gjithë partnerëve në NATO: përkrahja juaj ka qenë dora e fortë që na ka ndihmuar të vazhdojmë para, ju na keni dhënë arsye të qëndrojmë si kombi më pro-amerikan dhe pro-NATO në tokë. Dhe drejtuar çdo ushtari amerikan që ka ecur në rrugët tona, ka mbrojtur qytezat tona dhe ka qëndruar rojtarë i shpresës tonë, ne e themi këtë me sinqeritet të palëkundshëm: shërbimi juaj nuk do të shkojë dëm dhe do të keni gjithmonë një shtëpi në Kosovë. Paqja jonë dhe liria jonë është përgjithmonë e lidhur me trimërinë e juaj dhe mirënjohja jonë është e përjetshme” përfundoi Presidentja Osmani.

Pjesë në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zë vend në Dejton të SHBA-së, po merr edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Begaj deklaroi se pa udhëheqjen amerikane, nuk do të kishte një Kosovë të pavarur duke vlerësuar kështu edhe partneritetin që Shqipëria mban me SHBA-të duke shprehur kështu përkushtimin si anëtare e Aleancës Euroatlantike për të ecur krahpërkrah me vlerat e NATO-s. “Ne shqiptarët e nderojmë dhe e vlerësojmë thellësisht miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara dhe jemi të përkushtuar ta forcojmë atë për brezat që do të vijnë”, deklaroi Begaj.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -