25.8 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Vrasja e policit në veri, reagon Borell

- Advertisement -

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pas ngjarës së rëndë në veri të vendit. Ai tha se duhet të vërtetohen të gjitha faktet rreth sulmit të së dielës në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë janë lënduar.

- Advertisement -

Borrelli ka thënë se autorët e sulmit duhet të përballen me drejtësinë.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”.

- Advertisement -

“Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës”, shkroi Borrelli në reagim.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -