Tha se Turqia i kishte thënë Amerikës do të ndërhyjmë në Kosovë pa e pyetur askënd, Blerim Shalës i reagon kandidati i PDK’së

- Advertisement -
- Advertisement -

Intelektuali i njohur kosovar, i cili kishe shërbyer edhe si këshilktar i Hashim Thaçit sa ishte president, Blerim Shala tha se Turqia i kishte thënë Amerikës që do të ndërhynte në Kosovë pa e pyetur askënd nëse Serbia e bën atë që e kishtë bërë në Bosnje.

Kjo deklaratë ka mjaftuar që kandidati i PDK’së për deputet, Qendrim Kryeziu të shpërthejë ndaj tij me ofendime përmes një postimi.

Postimi i plotë i Kryeziut:

O Blerim Rrenci, si mundesh me rrejt kaq shumë e me i thanë vetit akademik…

Pse rrejte, kallxo sa pare u shite e u bane tradhtar, e argat i serbo/turqve!

- Advertisement -

Turqia ka qenë kundër bombardimit.
Pse po rren, nuk po të kuptoj!

Ja disa fakte pse ka qenë kundër bombardimit, sepse Serbinë e ka krijuar vetë Turqia në 1830, bile dhuratë ia ka ba flamurin Serbisë. Gjithmonë kanë pasë miqësi me ta pa ndal!

Besoj Blerim të ka tregu gjyshi për marrëveshjen xhentëlmene, si ajo në Split më 1953, mes Titos dhe Kyprilisë për pastrimin e Kosovës, e më së miri k’to ditë i kujtojnë Ferizaji, Kaçaniku, Gjilani këtë pastrim.

Apo marrëveshjet tjera mes Turqisë dhe Serbisë për spastrim etnik të shqiptarëve në këto troje vazhduan pa ndal! Besoj të kujtohet Konventa e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve, e iniciuar përmes disa hoxhallarëve të shitur politik, apo marrëveshjet e 1923, apo edhe lënia anash në 1914, 1913, 1912…1910-1908…

Vazhdojmë në vitet (1877-1878). Serbia me Turqinë u dakorduan që nga Molla e Kuqe, Nishi, Toplica e i gjithë Sanxhaku të dëbonin dhunshëm mbi 500,000 shqiptarë, që sot disa janë në Prishtinë, e ne i njohim si (muhaxhirë). Gjithashtu u vranë mbi 100,000 shqiptarë të atyre zonave!

Apo të shkojmë deri 1443-1468… te Gjergji…

Apo te Beteja e Kosovës në 1380-1389, Arbnorët me Turqelinë…

Mos rrej ma, rrenc, se nuk ki nevojë mu ba argat i askujt. Nëse ke mbetë pa pare, ta gjejmë një vend pune, po me rrejtë e me shtrembëru historinë nuk tolerojmë!

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -