Boksieri shqiptar Drilon Rama ka vazhduar me sukses rrugëtimin e tij në boksin profesionist, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi dhe duke ruajtur rekordin e përkryer.
Rama u ndesh me boksierin çek Jan Marsalek në Porsche Arena të Stuttgartit, ku dominoi meçin që nga gongu i parë dhe nuk i la shumë hapësira kundërshtarit.
Pas një paraqitjeje bindëse, shqiptari e detyroi gjyqtarin ta ndërpriste përballjen në minutën 2:36 të raundit të tretë, duke triumfuar me nokaut teknik.
Me këtë fitore, Drilon Rama mbetet i pamposhtur në karrierën profesionale, me shtatë fitore në po aq duele të zhvilluara.
Triumfi ndaj Marsalekut përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e boksierit shqiptar, i cili po vazhdon të ngjitet drejt niveleve elitare të boksit profesionist.
