AIarm në aeroporte: Sistemi i ri i BE shkakton vonesa masive

- Advertisement -
- Advertisement -

Sistemi i ri kufitar i BE-së, EES – Entry/Exit  System po sjell probleme në aeroporte. Për të forcuar kontrollin në kufijtë e jashtëm, Brukseli ka futur një procedurë të re digjitale për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve joanëtarë të BE-së.  Që nga hyrja e plotë në fuqi në prill, shtetasit e vendeve jashtë BE-së duhet të regjistrojnë të dhëna biometrike, si gjurmët e gishtërinjve dhe skanimin e fytyrës, sa herë që hyjnë ose dalin nga BE. Aeroportet dhe kompanitë ajrore po shtojnë tani presionin ndaj Brukselit, pikërisht, sepse sistemi i ri Entry/Exit (EES) shkakton probleme serioze në pikat kufitare – vonesa dhe pasagjerë që humbasin fluturimet e tyre.

Procedura digjitale synon të zëvendësojë vulat tradicionale në pasaporta dhe të rrisë sigurinë kufitare. Në praktikë, megjithatë, sistemi ka sjellë radhë të gjata në kontrollet kufitare.

Kërkohet pezullimi i përkohshëm gjatë sezonit të pushimeve

Aeroportet dhe kompanitë ajrore paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet edhe më tej gjatë sezonit veror. Sipas përfaqësuesve të industrisë së fluturimit , në orët e pikut pritjet mund të zgjasin me orë të tëra. Kompani ajrore si Ryanair kritikojnë sistemin, duke argumentuar se ai nuk është ende i përgatitur për fluksin e madh të pasagjerëve. Ato kërkojnë që zbatimi i EES të mund të pezullohet përkohësisht në rast mbingarkese të aeroporteve. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i kompanisë ajrore easyJet i ka përshkruar radhët e gjata në pikat kufitare si “plotësisht të papranueshme”.

Ndërsa Komisioni Evropian vazhdon të mbrojë përfitimet e sistemit për sigurinë dhe mbështet zbatimin e tij, po shtohen thirrjet që EES të pezullohet përkohësisht gjatë muajve me numrin më të lartë të udhëtarëve. Nëntë shtete evropiane kërkojnë tani të zgjatet mundësia për shfuqizimin e përkohshëm të kontrolleve të sistemit Entry/Exit Systems (EES). Bashkimi Evropian nuk është ende gati për zbatimin e plotë të kontrollit të ri elektronik të hyrjeve dhe daljeve, argumentojnë ato. Në një letër të përbashkët, Belgjika, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Malta, Holanda, Portugalia dhe Zvicra kërkojnë  që masat emergjente dhe mundësia për pezullimin e përkohshëm të kontrolleve të vazhdojnë edhe përtej afatit aktual, për të shmangur kaosin në aeroporte dhe vonesat për udhëtarët. Kjo edhe pse mbështesin qëllimin e sistemit të ri EES për forcimin e sigurisë kufitare, ministrat e vendeve përkatëse kërkojnë më shumë fleksibilitet në zbatimin e tij. / DW

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -