25.8 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

SuImi në veri thuhet se është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë

- Advertisement -

Rasti i sotëm në veri të vendit, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos, ka nxitur reagime të shumta dhe ka bërë që institucionet e sigurisë të mblidhen.

- Advertisement -

Nga organet e sigurisë në vend thënë se Serbia me mekanizma të sigurisë, ka ndërhyrë drejtpërsëdrejti në veri, duke organizuar një pritë të armatosur ku ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur.

“Sulmi, është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë, të cilat kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, i kanë thënë telegrafit këto burime.

- Advertisement -

Ndryshe pas situatës së krijuar kryeministri ka ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Kjo mbledhje ka nisur në orën 10:00.

Edhe Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka shkruar se kjo është paralajmëruar nga vet Vuçiqi.

- Advertisement -

“Serbia ka sulmuar Kosovën!Në pritë organizuar paraushtarake serbe, u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës! Reagimin e pat lajmëruar vet Vuçiqi! E arritur e Putinit – dështim i Perëndimit”, ka shkruar Musliu.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -