15.7 C
Pristina
E premte, 13 Shtator, 2024

Profesori universitar: Ka shumë informacione se britanikët kanë dhënë dritën jeshile që Ura e Ibrit të hapet

- Advertisement -

Prof.Dr. Enver Bytyҫi në një postim të tij në facebook ka thënë se që nga koha kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur në emër të vendeve të QUINT-it lidhur me hapjen e Urës së Ibrit, vetëm ambasadori gjerman është prononcuar.

- Advertisement -

Profesor Bytyqi thotë se Hovenier ka folur në emër të pesë vendeve.

Sipas tij, gjuha e ashpër e ambasadori amerikan erdhi për shkak të fushatës elektorale në SHBA dhe s’kishte të bënte me Kosovën dhe Serbinë.

- Advertisement -

Ai thotë më tutje se, duket qartë se Britania e Madhe nuk është në një mendje e në të njëjtën linjë me mendimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Që nga dita kur ambasadori amerikan, Hivenier, foli në emër të vendeve të QUINT-it, vetëm ambasadori gjerman është prononcuar për hapjen e Urës së Ibrit. Hovenier foli në emër të pesë vendeve: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Por ambasadori anglez ka heshtur. Nuk kam dëgjuar të kenë folur ai i Francës dhe Italisë. Edhe gjuha e ambasadorit gjerman nuk ishte kërcënuese.

- Advertisement -

Unë besoj fort se gjuha pak e ashpër e ambasadorit Hovenier lidhet me fushatën elektorale në SHBA dhe jo me Kosovën e Serbinë. Aq më pak me hapjen e urës. Duke qenë se një qëndrim liberal i tij në këtë rast do të interpretohej prej Richard Grennell si lëshim ndaj Albin Kurtit, Hivenier detyrohet të lëshojë deklarata të tilla. Vërtet ai foli në emër të pesë vendeve të QUINT-it, por më pas pritej të flisnin edhe ambasadorët e tjerë. Vetë Hovenier, pavarësisht zhvillimeve në drejtim të hapjes së Urës, nuk ka folur më.

Ndërkohë duket qartë se Britania e Madhe nuk është në një mendje e në të njëjtën linjë me mendimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë. Ka shumë informacione se britanikët kanë dhënë dritën jeshile që ura të hapet. Megjithatë deklarata e zotit Hovenier u bë shkak për alarm, sidomos nga opozita në Kosovë.

Hapja e Urës së Ibrit është një ritual i rëndomtë. E tillë do të ishte për çdo vend në botë. Tragji-komeditë me hapjen e saj janë thjesht presion për të trembur Kosovën. Sepse në Kosovë ka ende shumë prej atyre që besojnë se nuk e kanë kaluar stadin dhe standardin e vitit 1998-1999. Po harrojnë se gati dy dekada Kosova është shtet. E dy dekada nuk janë pak për t’u organizuar dhe për t’u përgatitur kundër rrezikut që paraqet Serbia.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -