Presidenti Trump konfirmon se do të merret me Kosovën, premton zgjidhje me Serbinë

- Advertisement -
- Advertisement -

Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump, ka shkruar dje në lidhje me çështjen ende të pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, teksa paralajmëroi që do të punojë për ta rregulluar këtë raport.

Presidenti amerikan e përmendi rastin Kosovë-Serbia teksa komentonte konfliktin aktual midis Izraelit dhe Iranit, duke thënë se mund të arrihet një marrëveshje për paqe mes të dyjave.

Trump tha se gjatë mandatit të tij të parë, Kosova dhe Serbia ishin në një ballafaqim të ashpër me njëra-tjetrën, mirëpo ai ndërhyri në mënyrë që të parandalohet lufta, siç u shpreh ai.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përplaseshin fort, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt jetëgjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndala (Biden ka dëmtuar perspektivën afatgjate me disa vendime të marra, por unë do ta zgjidh, sërish)”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Postimi i Donald Trump-it u shpërnda menjëherë edhe nga Richard Grenell, i dërguari i tij i posaçëm për Misione Ndërkombëtare, përmes platformës “X”, ku prej muajsh ai ka qenë një nga zërat më kritikë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

- Advertisement -

Presidenti Trump kishte folur edhe më herët për këtë çështje, por pa i përmendur me emër dy shtetet që kishin problem me njëra-tjetrën. Vitin e kaluar, ai tha se i kishte kërcënuar këto dy shtete, pra Kosovën e Serbinë, me tarifa 200% në rast se nuk merren vesh.

Gjatë mandatit të parë të presidentit Trump, në shtator të vitit 2020 ishte nënshkruar Marrëveshja e Washington-it, ku Kosova përmes saj fitoi njohjen diplomatike nga shteti i Izraelit. Sidoqoftë, nga ajo kohë dialogu mes Kosovës e Serbisë është zhvendosur në duart e BE-së dhe nuk ka pasur progres, pa marrë parasysh se palët u morën vesh në Bruksel dhe Ohër për disa çështje, por pa sukses në implementim.

Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte gati të shpërthente Iufta, unë e ndala

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -