Numërohen mbi 90% e votave nga votimi në Ambasada: VV-ja vazhdon të prijë bindshëm

- Advertisement -
- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatin e numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Deri më tani janë numëruar 40 vendvotime nga 43 sa janë gjithsej.

Lëvizja Vetëvendosje nga numërimi i deritashëm ka siguruar 10 mijë e 893 vota ose 80.75 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës sipas këtij përditësimi ka marrë 10 mijë e 10 vota, ose 7.48 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 10 mijë e 6 vota vota ose 7.45 për qind.

- Advertisement -

Koalicioni për Kosovën Fituese, koalicion ndërmjet AAK-së, NISMA’s, Konservatorëve dhe Intelektualët ka marrë 260 vota ose 1.93 përqind.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -