Albin Kurti shkon për ngushëllime tek familja Jashari

- Advertisement -
- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen Jashari në Skënderaj për të shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

Gjatë vizitës, Kurti vlerësoi kontributin e Sahit Jasharit në përpjekjet për çlirimin e Kosovës, duke theksuar angazhimin e tij para dhe gjatë luftës.

Në librin e kujtimeve, Kurti shkroi se Sahit Jashari ishte bashkëveprimtar i Adem Jasharit dhe kontribuoi me organizim e veprimtari për lirinë e vendit, duke shtuar se do ta kujtojë për qëndrimet e tij patriotike dhe përkushtimin ndaj rinisë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -