VV-ja fiton ulësen e 51-të në Kuvend, AAK-ja e humb një deputet

- Advertisement -
- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje ka mbërritur në 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të 20.51% të votave me postë, derisa në total këtu ajo ka marrë 70%.

Është ulësja e tretë që i shtohet Vetëvendosjes nga numërimi i deritashëm i votave nga diaspora. Në votën preliminare, brenda vendvotimeve në Kosovë ajo siguroi 48 ulëse.

Tani një ulëse e ka humbur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila nga tetë sa kishte ka rënë në shtatë.

Në rezultatet e përgjithshme, VV-ja ka 44.6 për qind. PDK-ja është e dyta me 20.5, LDK-ja e treta me 17.26 e AAK-ja pak nën 7 për qind.

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tërhequr rreth 85 mijë zarfe me vota nga diaspora. Deri tash janë procesuar të dhënat e rreth 11 mijë votave.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -