Një grua dhe një vajzë e mitur humbin jetën në një aksident trafiku në Fushë Kosovë

- Advertisement -
- Advertisement -

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, ku raportohet se një grua dhe një vajzë e mitur kanë humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:11, transmeton Telegrafi.

“Fushë Kosovë / 19.05.2025 – 22:11. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -