22.7 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Në arkivat e AP-së ruhet deklarata epike e Solanës në Çegran: Në atë drejtim është Kosova, atje do të bashkohemi

- Advertisement -

Kosova ndodhet në muajin e saj të çlirimit. Për festën e 11 dhe 12 qershorit Prishtinën e kanë vizituar figura politike që kanë pasur impakt të jashtëzakonshëm në çlirimin e vendit, sikurse ish-kryeministri britanik, Tony Blair, të cilit iu ngritë edhe një shtatore në Ferizaj.

- Advertisement -

Ndonëse s’ka qenë në Kosovë për këtë përvjetor çlirimi, ish-sekretari i NATO-s, spanjolli Javier Solana, është një nga personalitetet e politikës ndërkombëtare që ka qenë në krye të Aleancës Veri Atlantike në kohët më të rënda për Kosovën.

Në arkivat e Associated Press ndodhet edhe një video e Solanës, atë kohë si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, i cili takon në Maqedoni refugjatët kosovarë që kishin ikur nga krimet e regjimit të Millosheviqit.

- Advertisement -

Në këtë takim me kosovarët që ishin detyruar ta lëshonin Kosovën me dhunë, Solana mban një fjalim shpresdhënës.

“Nëse shikoni në atë drejtim, atje është Kosova. Dhe atje miqtë e mi të dashur do të jemi bashkë së shpejti”, dëgjohet teksa Solana iu drejohet një grupi të madh refugjatësh në kampin e Çegranes (fshat në Gostivar).

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -