Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se VV e ka poshtruar LDK-në
Ajo në emisionin Click në RTV21 kujtoi kohën kur VV kishte shkarkuar Agim Veliun.
“LDK nuk e di ka një pikë dinjitet më. Prej që e kanë shkarkuar Agim Veliun në mënyrë të pa arsyeshme dhe jo zyrtare, prej momenti deri tani LVV e ka poshtruar PDK-në ose ka tentuar ta poshtëroi. Nëse pak dinjitet i ka mbetur LDK-së, unë besoj që ka njerëz që vërtetë mendojnë arsyeshmëm”, tha ajo.
Tutje ajo për kordinatoren për komitete të VV-së, Dejona Mihalin ka thënë se është pushtet mbi pushtetet.
“Dejona, Aleksandër Mihali jo që është figurë e madhe, por është pushtet mbi pushtetet.”, tha ajo
