Udhëheqësi i ri suprem i Iranit zotohet për hakmarrje: SHBA dhe Izraeli do të paguajnë për vrasjen e Khameneit

- Advertisement -
- Advertisement -

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka lëshuar një mesazh të ashpër kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Ajatollah Ali Khamenei, dhe duke u zotuar se Irani do të hakmerret.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars, e lidhur me shtetin, Mojtaba Khamenei thekson se hakmarrja është një kërkesë e popullit iranian dhe se ajo duhet të realizohet.

“Hakmarrja është kërkesë e kombit tonë dhe duhet patjetër të realizohet”, thuhet në deklaratën e atribuar udhëheqësit të ri suprem.

Në të njëjtin mesazh, duke iu drejtuar babait të ndjerë, Khamenei premton se do të ketë kundërpërgjigje për gjakun e tij dhe të të gjithë atyre që humbën jetën gjatë dy konflikteve të fundit.

“Zotohemi se do të hakmerremi për gjakun tuaj të pastër dhe për gjakun e të gjithë martirëve të këtyre dy luftërave, ndaj kriminelëve dhe vrasësve të turpëruar”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa Irani vijon të akuzojë SHBA-në dhe Izraelin për përgjegjësi në vrasjen e liderit të tij suprem.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -