ManipuIim me ndjenja kombëtare? BIakaj me dekIaratë të fortë: Rama po e përdor UÇK-në për të Iarë mëkatet poIitike!

- Advertisement -
- Advertisement -

Sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka thirrur një protestë publike në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë. Me moton e mbrojtjes së luftës çlirimtare dhe nën simbolikën kombëtare, kjo protestë synon të shprehë solidaritetin e Shqipërisë me luftëtarët e Kosovës.

Megjithatë, organizimi i saj ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik dhe politik.

E për “Bota sot” për këtë çështje foli analisti Korab Blakaj, i cili e akuzoi Ramën për manipulim të patriotizmit dhe përdorim të çështjes së UÇK-së për të rikuperuar kredibilitetin politik të humbur.

Sipas Blakajt, pas çdo deklarate patriotike të Ramës, fshihet një histori kompromisesh që kanë dëmtuar interesat kombëtare shqiptare.

“Në politikën shqiptare të pasluftës, rrallëherë është parë një figurë që manovron me kaq mjeshtëri mes kundërthënieve kombëtare si Edi Rama.

- Advertisement -

Ai organizon protesta për të burgosurit në Hagë, ndërsa vetë ka qenë një nga zërat që më me ngulm lobonte për themelimin e asaj gjykate. Këtu shihet se, nuk kemi të bëjmë thjesht me një kontradiktë politike; por me një paradoks të një strategjie që e përdor ndjenjën kombëtare si rrymë elektrike për ta rindezur kredibilitetin e vet, sa herë që ai shuhet nga dështimet shtetërore dhe fajet kombëtare.

Kombëtarizmi i tij është një mjet kompensimi. Ai,u vërtetua që kombëtarizmin nuk e ka bindje.

Pas çdo lëvizjeje “patriotike”, fshihet hija e një kompromisi të mëparshëm me interesat që kanë minuar kombin. Ballkani i Hapur, mbështetja e hapur ndaj Asociacionit,mbështetja e ndarjës së Kosovës dhe deklaratat që e shenjtërojnë “paqen” mbi drejtësinë, janë fletët e një dosjeje politike që përpiqet ta fsheh nën simbolin UÇK!”, theksoi ai.

Krahas kësaj, Blakaj vlerëson se Rama po e përdor këtë protestë si një lloj patriotizmi për të mpirë kujtesën, kur e cilësonte veriun e Kosovës si “tokë të askujt”.

“Edi Rama lavdëron UÇK-në, por kurrë nuk ka denoncuar gjenocidin serb në parlamentin e Shqipërisë.

Ky kontrast është një si formulë; “simbolika për popullin, heshtja për ndërkombëtarët”. Është ekuilibri i një politikani që e ka kuptuar se patriotizmi i fjalëve mund të zëvendësojë mungesën e veprave.

Në thelb, kemi të bëjmë me një transformim të rrezikshëm të moralit politik shqiptar. Patriotizmi po përdoret si alkool: për të mpirë kujtesën. Në vend që të rindërtojë një vetëdije kombëtare të vërtetë, Rama po karikon opinionin publik me emocione të shkurtra për të mbuluar boshllëkun e strategjisë afatgjatë.

Fjala “toka e askujt” për veriun e Kosovës në të vërtetë, është mendësia tradhëtare, ajo që e ka zënë kombin: një udhëheqje që as nuk beson më në sovranitetin si vlerë, as në drejtësinë si detyrim”.

Tutje, analisti potencoi se kjo është një lojë e dyfishtë, ku Kosova po përdoret për larje të mëkateve politike.

“Në këtë lojë të dyfishtë, Kosova përdoret si altar priftash mekatarë për të larë mëkatet politike të Tiranës. Çdo deklaratë pro Hagës, çdo apel “për drejtësi”, dhe çdo thirrje për “bashkim shpirtëror” vjen si fjalim prej një njeriu që për dekada ka ndihmuar në rrëzimin e institucioneve të atij bashkimi.Para disa ditësh e quajti bashkimin kombëtar relike të shekullit XlX!

Si mbroka UÇK-në në Hagë ndërkaq betimin e luftarit të saj që „do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre„ e minon çdo ditë!?”, shtjelloi Blakaj.

Ndër të tjera, si shtoi se, për faj të Ramës dhe politikave të tij, kombi shqiptar është në krizë të thellë.

Madje, tha se ai i tradhton shqiptarët e Kosovës, sa herë që i duhet ‘ndihma’ e Vuçiqit.

“Pushteti i tij është një nga shkaktarët kryesor pse kombi shqiptar sot ndodhet në një krizë të thellë morale dhe politike.

Shqiptarët e Kosovës të cilët ai i tradhton saherë i duhet Vuçiqit nuk duhët të marrin pjesë në organizimet e tij! Përkundrazi, ata duhët të punojnë për ta rrëzuar nga pushteti. Duke çliruar Tiranën zyrtare nga pushteti tradhtar, forcohet Kosova dhe ideja e bashkimit!

“Gjashtëdhjetë autobusët” me veteranë të UÇK së të cilët udhëhiqen nga padituria dhe naiviteti politik, instrumentalizohen nga vet ai që është simboli i epokës së relativizmit kombëtar!

Dhe çka duan të arrijnë si rezultat, përveç t‘i japin goditje Kosovës së tyre….!?

Ah po harrova, duan t‘i japin knaqësi atij që tall menderen me gjithçka kombëtare!”, përmbylli Korab Blakaj për “Bota sot”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -